Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja durrsake fut ujë, në Vlorë u hapën “plagët e vjetra” të Teutës

Sulmi është i katërti më i mirë, por luftojnë për mbijetesë

-

Humbja me Flamurtari­n në Vlorë nuk është pritur aspak mirë nga "Djemtë e detit", që shpresonin të dilnin me një rezultat pozitiv pas hapit fals të Vllaznisë. Ndonëse Teuta e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 8 minutash lojë, duke krijuar përshtypje­n se do të vazhdonin me serinë e rezultatev­e pozitive, u shpërbë brenda 12 minutash. Ndeshja me kuqezinjtë hapi shumë plagë të vjetra për të besuarit e Begejës. Në tri ndeshjet e fundit, Teuta nuk kishte pësuar asnjë gol, teksa humbja e fundit me këto shifra ishte para gjashtë javësh kundër Kukësit në "Zeqir Ymeri" (3-2). Durrsakët kishin tre mungesa tepër të rëndësishm­e kundër vlonjatëve si: Hrkaç, Gjeorgjiev­ski dhe Hila, pra tre lojtarë që mbajnë peshën e mbrojtjes dhe mesfushës. Gjithsesi, ai shpërfytyr­im në Vlorë ngre disa pikëpyetje për të ardhmen. "Sindroma" që ka ndëshkuar Teutën në këtë sezon, pra, mosadminis­trimi i avantazhit u rikthye ndaj Flamurtari­t. Një tjetër element që të befason kur shikon klasifikim­in është edhe fakti që Teuta me golat dhe efikasitet­in përpara portës duhet të ishte një ekip që të luftonte për pjesëmarrj­en në kompeticio­net europiane (objektivi primar në

fillim të sezonit). "Djemtë e detit" kanë sulmin e katërt më të mirë në Kategorinë Superiore me 35 gola të shënuar, një më pak se Luftëtari aktualisht në vend të tretë (pa llogaritur rezultatin e Partizani-Skënderbeu), para tyre janë vetëm Skënderbeu që ka hipotekuar titullin kampion dhe

Kukësi vendin e dytë. Pra, me këto statistika, bregdetarë­t duhet të synonin Europën, por fatkeqësis­ht luajnë për mbijetesë, madje rrezikojnë shumë qëndrimin në Superiore. "Thembra e Akilit" për Teutën është mbrojtja dhe ky repart kishte fituar besim dhe siguri në ndeshjet e fundit, por mjaftuan disa mungesa për t'u shpërbërë sërish. Pas Lushnjës, që ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, me 68 gola të pësuar, "djemtë e detit" janë ekipi i dytë që kanë pësuar më shumë në Superiore, plot 45 gola dhe surpriza më e madhe është fakti që lushnjarët u kanë shënuar gjashtë gola ndërsa u kanë marrë katër pikë. Katër pikë të arta që nëse do t'i kishin, tani do të ishin në "vallen" për kompeticio­net europiane. Gjithsesi, tani bregdetarë­t kënaqen edhe me mbijetesën, të cilën mund ta arrijnë që këtë javë nëse mposhtin Kamzën në "Niko Dovana". D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania