Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, pakt me borxhlinjt­ë për t'u licencuar në Europë

Padia e fundit, DHZK i jep të drejtë kosovarit Yll Hoxha

- BESAR BOZGO

Ylli Hoxha hedh në gjyq Flamurtari­n, por FSHF i ka dhënë lojtarit pjesërisht të drejtë. Mesfushori kosovar kërkon nga klubi vlonjat disa paga të sezonit 2015-2016, kur ka qenë pjesë e ekipit. "Panorama Sport" zbulon se Hoxha është përballur në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e me klubin vlonjat. Lojtari kosovar ka kërkuar një pjesë të kontratës që, sipas tij, nuk e ka marrë, ndërsa u bë pjesë e Flamurtari­t në gusht të vitin 2015. Mësohet se kontrata e Hoxhës shkonte në total për një sezon në shifrën e 60.000 eurove. Në këto kushte, Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e, pasi shqyrtoi provat e paraqitura, vendosi t'i japë pjesërisht të drejtë futbollist­it, ku Flamurtari i detyrohet Yll Hoxhës 10.000 euro në total. Ndërkohë, klubi vlonjat duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit, 1 milion lekë të vjetër. Në këto kushte, sipas vendimit, klubi duhet që të shlyejë mesfushori­n.

SITUATA- "Panorama Sport" mëson se Flamurtari ka për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Për t'u licencuar, ka nisur që të bjerë dakord me një pjesë të lojtarëve, të cilët po i paguan me këste. Portieri Argent Halilaj, mbrojtësi Hektor Idrizaj dhe sulmuesi Ardit Shehaj duhet të likuidohen nga klubi, pasi fituan gjyqin pak kohë më parë. Në total, këtyre lojtarëve Flamurtari u detyrohet mbi 100 mijë euro. Argent Halilaj kërkon nga Flamurtari 20 mijë euro, ndërsa Taulant Kuqi, Hektor Idrizaj dhe Ardit Shehaj nga 30 mijë euro. Por, klubi vlonjat u detyrohet edhe lojtarëve kosovarë si Donjet Shkodra, Ilir Berisha dhe Astrit Fazliu, të cilët kanë deklaruar se do të përballen në gjyq ndërkombët­ar me Flamurtari­n. Shkodra kërkon nga Flamurtari 30 mijë euro. Ndërsa nga 20 mijë euro, klubi i detyrohet Berishës dhe Fazliut. Në listën e borxheve është edhe Arsid Kruja. Borxhi ndaj Krujës shkon në 16 mijë euro. Borxhi ndaj këtyre lojtarëve shkon në 200 mijë euro, por shuma mund të shikohet nëse do të dalin në dritë të tjera borxhe.

ÇFARË THA IDRIZI- Pak kohë më parë, për "Panorama Sport" në lidhje me çështjen e borxheve, administra­tori Sinan Idrizi tha se këtë problem do ta çojë deri në KAS nëse do të jetë e nevojshme. "Ka seanca të tjera, ka edhe KAS. Le ta he-

dhin vlonjatët në gjyq Flamurtari­n. Të na hedhin në gjyq, le të fitojnë. Është i njëjti problem. Është po e njëjta strukturë dhe kanë po të njëjtët avokatë. Ne do të jemi korrektë. Janë histori që nuk kanë pikën e vlerës për mua. Kemi të njëjtin problem me historinë, rroga neto dhe

rroga bruto. Kam një mesazh për të gjithë: Tani në ekip ka vlonjatë që ndiejnë fanellën. Nuk ka lojtarë të shitur, nuk ka lojtarë skedinash e bastesh. Nuk ka lojtarë që fyejnë qytetin. Ta hedhin në gjyq, është problem i tyre. Çfarë kanë për të marrë, le t'i marrin. Klubi është i detyruar që t'i paguajë një për një. E përsëris. Ne kemi një ekip shembullor tani, nuk kemi lojtarë bastexhinj, nuk kemi lojtarë që shesin ekipin, as gëzhoja të vjetra dhe as gëzhoja të reja. Ky është mesazhi im. Të tjerat nuk më interesojn­ë fare", deklaroi pak kohë më parë Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania