Panorama Sport (Albania)

Meta “ylli” i Laçit, i mohon penallti Kukësit

Kryesori fal edhe Sefgjinin, bëri 2 ndërhyrje horror

-

Pasi favorizoi Laçin në ndeshjen e javës së 24-të përballë Flamurtari­t, Kridens Meta u kthye sërish si kryesor, këtë herë në ndeshjen që bardhezinj­të kanë luajtur ndaj Kukësit. Një penallti e pastër e mohuar për verilindor­ët dhe një karton i munguar i kuq për Sefgjinin e vënë kryesorin në qendër të kritikave.

LAÇI - KUKËSI

Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, D. Myftari - Në minutën e 79- të të takimit, në një krosim në zonën e kurbinasve, Guri mbahet me të dyja duart nga Qaqi, që i heq mundësinë e shënimit duke e plasur në tokë. Një penallti e pastër për të gjithë ata që e kanë parë, por jo për kryesorin Meta që ka një pamje të qartë të aksionit dhe lejon vazhdimin e lojës.

- Për moviolë ka pasur edhe një moment tjetër, ku kryesori ka gabuar sërish. Sefgjini përplaset me Uzunin dhe topin e merr Shkodra që vazhdon aksionin, por për kryesorin ka goditje dënimi për Laçin, edhe pse dy lojtarët kurbinas ngatërrohe­n me njëri- tjetrin.

- Ndërsa në minutën e 66të, Uzuni rrëzohet në zonë pas një ndërhyrjej­e të Shkodrës, por në pamjet filmike duket qartë se lojtari i Kukësit ka vepruar drejt dhe nuk kemi të bëjmë me penallti.

- Në minutën e 82- të, Sefgjini bën një ndërhyrje të rëndë me të dyja këmbët ndaj Zderiç, por kryesori Meta akordon vetëm goditje dënimi, ndërkohë që duhet të kishte ndëshkuar minimalish­t me karton të verdhë futbollist­in e Laçit, edhe pse ndërhyrja ishte në kufijtë e kartonit të kuq.

0- 0

PARTIZANI - SKËNDERBEU 0-0

Gjyqtarë: A. Koçi, R. Çokaj, I. Tartari/ Pas porte: O. Sokoli, L. Alla

- Në minutën e 14- të, Batha dhe Nimaga debatojnë me njëri-tjetrin dhe me të drejtë kryesori u tregon kartonin e verdhë të dyve.

- Rasti më i diskutuesh­ëm i ndeshjes së djeshme ishte ai i minutës së 25- të, kur Abdurrahim­i i rrëmben një top Vangjelit dhe shënon gol, por arbitri e anulon për faull. Në këtë rast kryesori ka vepruar drejt, pasi kishim të bënim me një goditje dënimi në

favor të Skënderbeu­t.

- Në minutën e 67- të, arbitri ka falur Telushin, që duhej të merrte kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar. Gjithashtu, në një rast ka falur Osmanin, por që duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

- Ndërkohë që arbitri kryesor dhe ata anësorë kanë gabuar në minutën e 71- të, kur duhej dhënë një goditje dënimi në fundore për Partizanin, pasi Asani aspak i interesuar për topin rrëzon Micin.

VLLAZNIA - LUFTËTARI 0-2 Gjyqtarë: J. Xhaja, D. Rexha, R. Avdo

- Rasti më i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje është ai i minutës së 58- të, kur Ribaj i Vllaznisë ka një duel me Xheksonin në zonën e shkodranëv­e dhe duket sikur prek topin me dorë, megjithatë anësori

Rexha që ka një pamje më të qartë të aksionit vazhdon lojën dhe vendimi është i drejtë, pasi nuk kemi të bëjmë me penallti.

- Në minutën e 66- të, Vllaznia pretendon për një 11- metërsh. Është sërish Xhekson që në një duel me Likën brenda zonës bluzi, ky i fundit rrëzohet. Por, pamjet filmike edhe në këtë rast i japin të drejtë arbitrit, që nuk akordoi 11- metërsh.

- Në minutën e 81- të, kryesori Xhaja ka gabuar, pasi duhej të kishte akorduar kartonin e dytë të verdhë për Malotën, i cili duhej të linte fushën e blertë.

KAMZA - LUSHNJA Gjyqtarë: O. Ferataj, E. Pashaj, N. Rrapaj

- I vetmi rast i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje ka qenë ai i minutës së 50- të të takimit, kur Arrabal mundohet të gjuajë me kokë pas

2-1 një krosimi në zonën e Lushnjës, por topi prek në trupin e Branicës dhe ndryshon drejtim. Kamzalinjt­ë pretendojn­ë për një penallti, por në pamjet filmike duket qartë se sfera është përplasur në shpinën e lojtarit të Lushnjës. Pra, vendimi i kryesorit për të vazhduar lojën ka qenë i drejtë.

FLAMURTARI - TEUTA 3-1

Gjyqtarë: E. Jorgji, R. Preca, A. Mahmuti

- Në minutën e tetë, Deliaj detyrohet të ndalë me faull brenda zonës Latifin dhe nga pamjet shihet qartazi që tërheq nga fanella sulmuesin e durrsakëve. Vendimi është i drejtë.

- Nuk ka asnjë dyshim për golin e dytë të shënuar nga ana e Flamurtari­t, pasi Muarem është më i tërhequr sesa Shkalla dhe gjyqtari anësor lë lojën të luhet, pasi nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Por, gjithashtu edhe vendimi për të akorduar një faull në hyrje të zonës për Flamurtari­n është i rregullt, pavarësish­t pretendime­ve. Bilali e pengon jashtë Alveshin.

- Në minutën e 39- të është shumë i dukshëm pozicioni jashtë loje i Bilalit që provon me roveshatë dhe topi shkon në shtyllë.

- Rasti më i diskutuesh­ëm është penalltia e dytë për Teutën. Rast shumë i vështirë që vendoset nga milimetrat e dorës së Nurkoviçit dhe nga pamjet shihet qartazi që portieri i Flamurtari­t ka mbërritur topin përpara sulmuesit të Teutës, i cili shkakton faull në dëm të tij. Këtë herë gabojnë gjyqtarët. Gjithashtu, kartoni i dytë i Veliut është i merituar, pasi ndërhyrja e tij është e ashpër ndaj kundërshta­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania