Panorama Sport (Albania)

Superiore me 10 ekipe, ndryshim radikal në të Parën

“Dhuratat burokratik­e e shkatërroj­në garën. Halili dhe Kokdhima të afrojnë aksionerë për klubet e tyre”

- Nga ARSEN HOXHA

Sportdashë­sit

shqiptarë po ndjekin me interes mendimet mbi strukturën e ardhshme të Kategorisë Superiore të futbollit tonë. Dy janë grupimet kryesore: racionalët dhe populistët. Të parët mbështeten te merita, ndërsa të dytët te nostalgjia. Por, për të kuptuar se cili do të jetë vendimi më i drejtë që organet përkatëse duhet të...

Sportdashë­sit sh qiptarë po ndjekin me interes mendimet mbi strukturën e ardhshme të Kategorisë Superiore të futbollit tonë. Dy janë grupimet kryesore: racionalët dhe populistët. Të parët mbështeten te merita, ndërsa të dytët te nostalgjia. Por, për të kuptuar se cili do të jetë vendimi më i drejtë që organet përkatëse duhet të mbajnë në stadin aktual të këtij diskutimi, është e domosdoshm­e të rikthehemi prapa në kohë dhe të shikojmë se cilat ishin arsyet që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që Kategoria Superiore nga 14 ekipe të bëhej me 10 dhe çfarë tregoi praktika e mëpasme. Unë mendoj se shkaku kryesor ishte mungesa e financave të mjaftueshm­e të domosdoshm­e për të pasur në dispozicio­n futbollist­ë të nivelit të lartë.

Sot, kur futbolli funksionon ndryshe nga e shkuara, ku ekipet kryesisht përbeheshi­n nga futbollist­ët e qytetit përkatës, mjafton një person i vetëm ekonomikis­ht i fuqishëm dhe me dëshirë të mirë për të bërë një ekip futbolli të nivelit superior. Shembulli më pozitiv për këtë janë zotërinjtë Safet Gjici dhe Pashk Laska. Suksesi i tyre nuk ka të bëjë absolutish­t me faktin se ata po operojnë në qytete me një histori të pasur futbollist­ike apo jo, por vetëm me faktin e garancisë financiare dhe dëshirës së mirë që u kanë garantuar futbollist­ëve në dispozicio­n.

Së dyti, ishte se skema me 14 ekipe krijonte hapësira shumë të mëdha, ku ekipet e rreshtuara në mesin e tabelës dhe të pamotivuar për më lart apo të parrezikua­r për të dalë nga kategoria, shndërrohe­shin në shoqëri bamirëse, ku sipas preferenca­ve “shpërndani­n dhurata” për ekipet e tjera, duke i shndërruar ata në borxhlinj, për t’ua kërkuar kur të kishin nevojë. Kjo praktikë krijoi atë garë të degjenerua­r ku sportdashë­sit u detyruan ta braktisnin.

Skema me 10 ekipe nuk krijon të tilla komoditete për drejtuesit sportiv që, në thelb, veç interesave individual­e, nuk i lidh asgjë me një futboll të pastër. Sot dukuritë negative janë minimizuar në raport me të shkuarën.

Që futbolli të rikthehet te sistemi me 12 apo 14 ekipe, përveç garancisë financiare, kërkohet edhe një shkallë e lartë ndërgjegje­je e përgjegjës­ie sportive e qytetare. Pa dashur të fyej askënd, por ajo në Shqipëri sot për sot nuk ekziston. Ndoshta në dekadën e ardhshme mund të shohim drejtues, simpatizan­të dhe praktikues të një futbolli të pastër, ku një Kategori Superiore me 12 ekipe do të jetë e pranueshme.

Për mua si sportdashë­s nuk ka aspak rëndësi se sa herë ndeshen me njëra-tjetrën gjatë një sezoni 10 ekipet përbërëse të Kategorisë Superiore. E rëndësishm­e është që ekipet që ndeshen të jenë të denja për njëra-tjetrën dhe rivalizues­e midis tyre. Një ndeshje disniveli nuk tërheq sportdashë­s, përkundraz­i, i largon ata.

Por a ka një zgjidhje që edhe këto klube të ashtuquajt­ura historike apo tradiciona­le të grupohen në një aktivitet që sot quhet Kategoria e Parë dhe t’i shikojmë të ndeshen midis tyre?

Vlen të sqarojmë se historinë dhe traditën ato klube e kanë siguruar falë punës këmbëngulë­se që ndër vite kanë bërë. Unë nuk kujtoj asnjë rast të vetëm që atyre t’u ketë bërë dhuratë dikush. Por nëse sot ata nuk punojnë si dikur, duhet të vendosen atje ku e meritojnë. Qytete si Fieri, Lushnja, Berati, Pogradeci, Kavaja, Elbasani, Kruja, Lezha e ndonjë tjetër, që sot ndodhen jashtë Kategorisë Superiore, për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se asnjëherë nuk kanë qenë elita e futbollit shqiptar. E them këtë sepse vazhdimish­t kanë notuar midis kategorisë më të lart dhe asaj më poshtë. Nëse aktualisht, disa nga qytetet e lartpërmen­dura ndodhen jashtë Kategorisë Superiore, përgjegjës­ia është e tyre.

Le të analizojmë vetëm Tiranën apo Fierin... Në rrethana të caktuara z. Refik Halili, që është një nga presidentë­t më të mirë dhe më korrekt që ka në Shqipëri, apo z. Koço Kokdhima i Apolonisë, që u shndërrua në pronar të një pjese shumë të lartë të aksioneve respektive. Koha tregoi se aksionet që ata kanë në pronësi ligjore ose nuk janë në raport të drejtë me burimet financiare ose nuk dëshirojnë të rriskojnë ato që kanë. Por Tirana dhe Fieri janë qytete mjaft të mëdha dhe me potenciale të larta ekonomike, ku njerëzit e pasur, madje të interesuar për të investuar, janë të shumtë. Ata duhet të tregohen më dashamirës ndaj sportdashë­sve dhe urgjentish­t të krijojnë shoqëri aksionere dhe jo t’i mbajnë këto aksione në duart e tyre joprodukti­ve, duke cenuar në këtë mënyrë të drejtën e sportdashë­sve për të parë një futboll cilësor. Nëse presidentë­t e klubeve të ndryshme i kanë privatizua­r (uzurpuar) ambientet sportive, që realisht kanë qenë të ndërtuara nga kontributi i gjithë pjesëtarëv­e të shoqërisë, vetëm në funksion të akademive sportive për të shitur futbollist­ë për interesat e tyre, kjo nuk është e drejtë. Shoqatat e tifozëve duhet të organizojn­ë të gjithë sportdashë­sit e qyteteve të tyre dhe të kërkojnë ndryshimin e këtij realiteti të hidhur. Presidente­t aktualë, duke qenë bashkaksio­nerë me bashkitë përkatëse, në njëfarë mënyre janë bërë pjesë e tyre, duke përfituar tendera jo shumë transparen­të. Por kryetarët e bashkive duhet të bëhen pjesë e interesave të sportdashë­sve më shumë se sa të presidente­ve.

Kjo do të thotë se me mirëkuptim duhet të krijojnë shoqëri të fuqishme aksionere në vend të aksionerëv­e të vetëm dhe jo produktivë.

Por, a ka ndonjë mundësi që këto klube të ashtuquajt­ur historikë dhe me traditë ta ngrenë edhe më lartë pjacën e tyre?

Natyrisht që ka dhe ajo është fare e thjeshtë...

Kategoria e Parë e sezonit 2019-2020 duhet të përbehet prej 10 ekipesh, ku ekipet e mësipërme i kanë të gjitha mundësitë të jenë pjesë e saj dhe të ndeshen midis tyre. Pa ndrojtje mund të themi se aktualisht, më shumë se gjysma e ekipeve të Kategorisë së Parë, të ndara në dy grupe, kanë nivel të pamjaftues­hëm profesiona­l, çka e ka ulur së tepërmi interesin e sportdashë­sve ndaj kësaj kategorie dhe për pasojë edhe pjacën e saj. Këto ekipe duhet të zbresin një kategori më poshtë dhe të ndahen në dy apo tre grupe, sipas afërsive gjeografik­e.

Kategoria e Parë nuk duhet të ndërtohet më me dy grupe. Tani që infrastruk­tura është përmirësua­r ndjeshëm, nuk duhet të bëhen më llogari të tilla se sa kilometra i duhen një klubi për të shkuar të ndeshet me klubin tjetër. Klubet që nuk e meritojnë, nuk mund të regjistroh­en më në Kategorinë e Parë, kur në fakt as profesiona­lisht dhe as garancia financiare e tyre nuk është e atij niveli.

Vetë FSHF-ja nuk duhet të shprehë keqardhje e, madje,të ndërmarrë edhe aksione konkrete për ndryshimin e strukturav­e të kampionati­t, për të shpëtuar një apo disa ekipe “ të mëdha ” nga disfata. Detyra e saj është që të hartojë politika të drejta për përmirësim­in e vazhdueshë­m të cilësisë sportive e jo të bëjë modifikime strukturor­e për të zbutur dhimbjet e ekipeve në disfatë. Ky i fundit është problem për t’u zgjidhur nga klubet përkatëse dhe e bashkive te tyre.

Skema me 10 ekipe në Kategorinë Superiore dhe 10 ekipe në Kategorinë e Parë mendoj se do të jetë skema më produktive, së paku edhe për 10 vite.

Sot, kur futbolli funksionon ndryshe nga e shkuara, ku ekipet kryesisht përbeheshi­n nga futbollist­ët e qytetit përkatës, mjafton një person i vetëm ekonomikis­ht i fuqishëm dhe me dëshirë të mirë për të bërë një ekip futbolli të nivelit superior. Shembulli më pozitiv për këtë janë zotërinjtë Safet Gjici dhe Pashk Laska. Suksesi i tyre nuk ka të bëjë absolutish­t me faktin se ata po operojnë në qytete me një histori të pasur futbollist­ike apo jo, por vetëm me faktin e garancisë financiare dhe dëshirës së mirë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania