Panorama Sport (Albania)

Salah, me ramazan po shkoi në finale

Liverpuli, i shqetësuar për formën e bomberit egjiptian nëse kalon Romën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Të lutesh dhe medito sh, por një sy ta mbash gjithnjë atje ku do të përfundojë topi. Futbolli dhe feja puqen rrallë me njëri-tjetrin, por kur ndodh, shoqërohet shpesh jo me pak probleme. Futbollist­ët myslimanë që agjërojnë i kemi parë shpesh të humbasin nga rendimenti i tyre për shkak të prishjes së regjimit. Dhe muaji i shenjtë i popullit mysliman mund të prekë edhe njeriun e momentit në futboll, Mohamed Salahun. Prej 15 majit deri në 16 qershor besimtarët e botës myslimane do të privohen nga ushqimi, pijet dhe raportet seksuale. Dhe kështu, edhe heroi egjiptian i Liverpulit, i cili është simbol tradiciona­l i Ramazanit, duhet të agjërojë. Por ka një problem: 25-vjeçari, i cili me 43 golat e tij këtë sezon e ka ndihmuar skuadrën e tij që të jetë një hap larg finales së Kievit pas fitores 5-2 ndaj Romës, do të jetë duke agjëruar në datën 26 maj, kur në Kiev do të luhet finalja e Champions- it. Dhe Jyrgen Klop në skuadër ka tre myslimanë, përfshirë edhe Manenë dhe Emre Xhanin që praktikojn­ë ritet e fesë islame. Salah ishte përballë një dileme të tillë edhe në 2014-ën, kur tha se Ramazani kishte ndikuar në formën e tij te Çelsi. Një problem ky që do vijojë edhe gjatë ditëve të para të Botërorit dhe Hektor Kuper, trajneri i Egjiptit, e ka shprehur si shqetësim. Një imam i ka dhënë leje Salahut me shokë që ta ndërpresin agjërimin deri pas turneut. Por Liverpuli ka një problem tani që e shqetëson dhe të shohim se si do ta zgjidhë bashkë me sulmuesin. "Salahmania" ndërkohë po kapërcen çdo limit jo vetëm në botën arabe, por edhe atë Perëndimor­e. Efekti Salah ka prekur edhe tifozët e Liverpulit, të cilët i kanë kushtuar edhe një këngë të veçantë ku thonë se nëse Salah do të shkojë në xhami, atëherë ata do të jenë aty për të. "The Guardian" raporton se 70 tifozë të kuq janë konvertuar në fenë islame.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania