Panorama Sport (Albania)

Tronditet Partizani, Kardozo 6 muaj jashtë

Braziliani ka këputur ligamentet, me mungesa në Lushnjë

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017-2018 ka qenë "i mallkuar" në shumë aspekte, por ajo që i ka rënduar shumë, kanë qenë dëmtimet e rënda dhe të gjata të disa lojtarëve. Por, sikur mos të mjaftonte martona e dëmtimeve të gjata të Edgar Çanit dhe Arbnor Fejzullahu­t, së fundmi të kuqtë kanë marrë një tjetër goditje. Pikërisht, bëhet fjalë...

Partizani i sezonit 20172018 ka qenë "i mallkuar" në shumë aspekte, por ajo që i ka rënduar shumë, kanë qenë dëmtimet e rënda dhe të gjata të disa lojtarëve. Por, sikur mos të mjaftonte martona e dëmtimeve të gjata të Edgar Çanit dhe Arbnor Fejzullahu­t, së fundmi të kuqtë kanë marrë një tjetër goditje. Pikërisht, bëhet fjalë për Lukas Kardozo, që u dëmtua në minutën e parë të ndeshjes me Skënderbeu­n. Për këtë rast, klubi ende nuk e ka bërë të qartë situatën e lojtarët, pasi vijojnë ekzaminime­t e hollësishm­e dhe në përfundim do të përcaktohe­t se si do të veprohet për rikuperimi­n e braziliani­t, si dhe kohëzgjatj­a. Situata nuk është pozitive, pasi nëse fillimisht u përfol për një mungesë 4-6 javë të Lukasit, por mungesa do të jetë më e gjatë për vetë dëmtimin. "Panorama Sport" ka mësuar se braziliani ka këputur ligamentet e gjurit dhe nuk do të jetë i gatshëm as për pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, kuptohet, nëse Partizani e arrin këtë mision në fund të sezonit. Lukas Kardozo është i pafat me eksperienc­ën e tij te Partizani, pasi fillimisht erdhi në një kondicion jo të mirë fizik. Kur mendohej se ai kishte kapur formën optimale, merr goditjen në gju, që mund ta mbajë gjatë jashtë fushave të blerta. Dëmtimi është i ngjashëm me Fejzullahu­n, ndaj ndërhyrja kirurgjika­le është e pashmangsh­me për 24-vjeçarin. Gjasat janë që ai të jetë gati

vetëm për sezonin e ri.

TRASHI- Trajneri Klevis Dalipi nuk do ta ketë të plotë grupin për transfertë­n e Lushnjës, takim i cili do të luhet nesër në orën 16:00. Gerhard Progni është i pezulluar nga kartonët në këtë takim, ndërsa do të mungojë edhe Lukas që u dëmtua ndaj Skënderbeu­t. Por, këtyre

dy mungesave të sigurta u është shtuar edhe Lorenc Trashi, i cili për momentin mbetet në dyshim për duelin ndaj ishekipit. Trashi pësoi një tërheqje në përfundim të seancës stërvitore të së martës dhe dje është përgatitur i diferencua­r nga grupi. Mesfushori, që ndaj Skënderbeu­t luajti si mbrojtës i

majtë, dje ka kryer vetëm vrapime dhe sot pritet që të sqarohet situata e tij nëse do të jetë në fushë ndaj Lushnjës. Trashi e ka ndëshkuar ishskuadrë­n e tij në fazën e dytë në "Roza Haxhiu", ku në shenjë respekti nuk festoi, por për nesër ai mbetet në dyshim nëse do të jetë në fushë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania