Panorama Sport (Albania)

Numri i ekipeve në elitë, flasin Hitaj, Hafizi e Prodani

-

Për "Panorama Sport", në lidhje me ndryshimin e numrit të skuadrave në Kategorinë Superiore kanë deklaruar:

HITO HITAJ

(ish-shefi i sektorit të garave)

"Jam kundër ndryshimit të skemës me dhjetë, madje mendoj se është e rrezikshme çdo tentativë e klubeve për ta shtuar numrin e skuadrave në të ardhmen, me 14 apo më shumë ekipe… Në radhë të parë, unë, si një njohës i mirë i strukturav­e të futbollit të aplikuara në praktikë, jam i bindur se formati me 10 ekipe është më i miri". ASTRIT HAFIZI

(Ish-trajneri i Kombëtares)

"Sondazhi nxirrte në pah në mënyrë shumë të qartë faktin që edhe vetë klubet e kanë kuptuar tashmë se duhet që të shtohet numri i skuadrave pjesëmarrë­se në Superiore. Ka kohë që me këtë garë me 10 ekipe, cilësia ka rënë. U ngjitën në elitë klube, që nuk plotësonin as më minimalen e kushteve. Por, ajo që kam nxjerrë konkluzion gjatë këtyre viteve, është fakti se futbolli u shpërnda në ekipe të vogla, komuna ose provinca. Unë jam për një kampionat me 16 skuadra, ku të futen edhe skuadrat e traditës".

EDUARD PRODANI

(Ish-sekretar i FSHF)

"Klubet kërkojnë thjesht të shtohet numri në Superiore. Jam dakord me profesor Hiton. Skemës me dhjetë mund t'i numërohen shumë të meta, por, sipas meje, kjo është formula më e mirë dhe më e përshtatsh­me për fazën ku gjendet dhe problemet që kalon futbolli shqiptar sot. Unë jam vërtet i mendimit se mungesa në nivelin elitë të klubeve tradiciona­le e ka dëmtuar rëndë futbollin tonë. Por është gabim që tani të kërkosh që ta ulësh tërë futbollin në nivelin ku kanë rënë këto klube".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania