Panorama Sport (Albania)

Frashëri: Fitojmë në Korçë

“Kam respekt dhe nuk jam në garë me Koliçin, rëndësi kanë objektivat”

- SKERDILAID SULOZEQI

ë katërkëndë­shin e skuadrës së Kukësit ka pasur një rrotacion javët e fundit të kampionati­t, ku Stivi Frashëri është aktivizuar si titullar. Përpara transfertë­s ndaj Skënderbeu­t, korçari i Kukësit konfirmon se do të bëjë maksimumin që skuadra e tij të triumfojë, edhe pse përballë është ekipi i vendlindje­s. Në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", Frashëri flet edhe për të ardhmen dhe objektivat me verilindor­ët.

Stivi, keni arritur të ambientohe­ni te Kukësi, pasi u bëtë pjesë e ekipit në këtë sezon?

Ambientimi është pjesë e profesioni­t tonë dhe besoj që, duke qenë në një ekip me profesioni­stë të vërtetë, gjithçka ka ndodhur më lehtë dhe më natyrshëm.

Prej 6 javësh jeni titullar, keni bërë paraqitje pozitive, si po shkon "gara" me Koliçin?

Kam respekt maksimal për kolegun Koliçi dhe nuk jemi aspak në garë me njeritjetr­in, por thjesht ndihmojmë ekipin duke qenë profesioni­stë. E rëndësishm­e është të arrihen objektivat e klubit.

Do të qëndroni edhe sezonin e ardhshëm te verilindor­ët?

Jam akoma nën kontratë me klubin edhe për sezonin tjetër sipas marrëveshj­es, por ndihem mirë në këtë klub dhe do jap maksimumin.

Cilat janë ndryshimet që keni konstatuar mes klubeve ku keni luajtur edhe ekipit aktual?

Kukësi është një klub që

ka bërë maksimumin këto vitet e fundit dhe është "top" në aspektin profesiona­l. Por, nuk hedh poshtë aspak edhe klubet e tjera ku kam marrë pjesë dhe jam ndier gjithashtu mirë, si Tirana apo Flamurtari. Objektivat te Kukësi janë për të qenë në krye.

Një korçar kundër Skënderbeu­t, do t'jua prishni festën bardhekuqv­e?

Unë vërtet jam korçar, por në radhë të parë jam profesioni­st dhe mendoj vetëm për klubin në të cilin bëj pjesë. Nuk besoj që ne shkojmë të prishim festën, por do shkojmë për të fituar ndeshjen për llogarinë tonë.

Kujt i druheni më shumë në radhët e Skënderbeu­t?

Skënderbeu ka lojtarë shumë të mirë dhe jo vetëm Souenë, kështu që nuk bëhet fjalë për droje, por për respekt ndaj kundërshta­rëve.

Ju motivon edhe më shumë fakti se mund të luani në Champions pas dënimit të Skënderbeu­t?

Janë situata që nuk na përkasin ne si profesioni­stë, t'ua lëmë organeve kompetente këtë çështje. Ne mendojmë për fushën.

Cili është rivali për vendin e dytë në kampionat?

Kemi krijuar një distancë pikësh, por ka edhe disa ndeshje të tjera dhe kundërshta­rët që janë poshtë nesh në renditje do bëjnë përpjekje për të na arritur nëse nuk jemi vigjilentë.

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë u përjetua keq te Kukësi, mund të quhet i shpëtuar sezoni me arritjen e vendit të dytë?

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë "djeg" shumë, por kemi gjetur forcat për t'u ringritur dhe duke arritur vendin e dytë, mendoj që jemi brenda objektivav­e minimalë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania