Panorama Sport (Albania)

Sefa s’e harron 6-0: Të lëmë shenjë ndaj Partizanit

Kapiteni shpreson te ndërprerja e rezultatev­e negative dhe përkrahja e të rinjve

-

Lushnjarët vijojnë të përgatisin ndeshjen me Partizanin, që do ta luajnë nesër pasdite në stadiumin "Roza Haxhiu". Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", kapiteni i lushnjarëv­e, Fatjon Sefa, pohoi se ekipi akoma e ka shijen e hidhur të humbjes 6-0 ndaj të kuqve, ndaj ai shpreson te një paraqitje pozitive ndaj "demave". "Unë mendoj se skuadra vjen pas një paraqitje të mirë në Kamzë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër me Partizanin. Skuadra është përgatitur për të luajtur mirë dhe për të zhvilluar një futboll të pëlqyeshëm. E kemi akoma atë shijen e hidhur që na la humbja 0-6 e fazës së tretë. Kjo do të jetë një motiv më shumë për Lushnjën. Shpresoj që të mos humbasim si me Kamzën në minutat e fundit. Të marrin një rezultat pozitiv për veten tonë, që të lëmë një shenjë pas kaq humbjeve radhazi", u shpreh kapiteni Fatjon Sefa, i cili është edhe golashënue­si më i mirë i lushnjarëv­e me tetë gola. "Patjetër, që unë nesër do të jem në fushë për të bërë golin, kjo është detyra ime. Unë e kam thënë që golat nuk më kënaqin kur humbet ekipi. Të gjithë kundërshta­rët luajnë ndaj nesh për fitore, por ne duhet të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat pozitiv për veten tonë. Do të na bënte shumë mirë, pasi ka akoma ndeshje dhe ne duhet ta respektojm­ë këtë kampionat deri në minutën e fundit", tha golashënue­si Sefa. Sulmuesi "veteran", që këtë verë do të mbushë 34 vjeç, ka folur edhe për të rinjtë. "E kam përshëndet­ur afrimin e të rinjve në ekip. Si kapiten, u kam afruar mbështetje­n time maksimale. Është shumë pozitive për Lushnjën që po aktivizon disa futbollist­ë 19-vjeçarë. Duhet t'i mbështesim këta lojtarë. Shpresojmë që të gjithë bashkë të bëjmë një prezantim sa më të mirë dhe me dinjitet përballë Partizanit", tha për "Panorama Sport" kapiteni Sefa. Lushnjarët kanë disa futbollist­ë të dëmtuar për këtë ndeshje. Branica është në dyshim, por do të mungojë Ruço. Ndërsa, Canka, Bufasi dhe pjesa tjetër vijojnë të jenë të dëmtuar. Lajmi më i mirë për Lushnjën është rikthimi i mbrojtësit Kristi Marku, pas skualifiki­mit. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania