Panorama Sport (Albania)

Llogaritë e Bashës për Vllazninë: Laçi vendos mbijetesën

"Nëse humbasin këtë javë, janë me një këmbë në të Parën"

- ADMIR URUÇI

Çlirim Basha, ish-fu tbollisti i Vllaznisë, i cili ka luajtur edhe në Gjermani, ka shprehur mendimin e tij për situatën ku ndodhet skuadra shkodrane. Sipas Bashës, fitoja ndaj Laçit është një obligim, ndaj në këto kushte, në asnjë mënyrë, Vllaznisë nuk i falet që të bëjë një hap fals. "Situatën ku ndodhet Vllanzia e dinë të gjithë. Ajo është shumë e vështirë dhe në këto gjashtë takime të mbetura, skuadra i ka të gjitha finale. Unë mendoj se finalet nisin që këtë javë me Laçin. Ky është një takim i vështirë për ekipin shkodran. Por, nuk duhet që të mendohet asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Nëse ekipin nuk arrin të marrë trepikëshi­n, atëherë mund të them me gojën plot se Vllaznia është me një këmbë në Kategorinë e Parë. Vllaznia nuk ka një histori të mirë me Laçin në takimet direkte, sidomos në këto vitet e fundit. Por kjo nuk do të thotë se Vllaznia të mos kërkojë fitoren. Kjo është një detyrë dhe duhet plotësuar, nëse duhet që të luftojmë deri në fund për mbijetesë", u shpreh Basha.

PËRBALLJET- Për Bashën, Laçi është përballja e parë që vendos shumë. "Në radhë të parë duhet fituar takimi me Laçin, pastaj dua të them se Vllaznia duhet të bëjë maksimumin të marrë të paktën një pikë në Vlorë dhe të fitojë takimin superfinal të mbijetesës, atë me Kamzën. Tri takimet e tjera janë vendimtare, por Vllaznia mund të ketë një përfitim, pasi mund të bjerë impenjimi i ekipeve që kanë zgjidhur pozicionim­et e tyre në kampionat. Në një fare mënyrë, skuadrat si Kukësi apo Skënderbeu­n nuk mund të kenë ato impenjimet si në takimet e para. Prandaj, Vllaznia me kundërshta­rët direktë duhet të bëjë mirë punën e saj. Kjo ka më shumë rëndësi", vijoi ish-futbollist­i kuqeblu.

BESIMI- "Unë kam besim te kjo skuadër, pasi me këto lojtarë që ka, nuk është për të rënë. Unë e kam theksuar edhe më parë se Vllaznia do të mbijetojë, por nuk e di çfarë pati ekipi në takimet e fundit. Tani mbijetesa varet nga një takim i vetëm. Për shkak të ngjeshjes në renditje, një fitore të mban dhe një humbje të zbret nga Superiorja. Unë kam besimin se Vllaznia do të dijë që ta kalojë edhe këtë situatë", deklaroi Çlirim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania