Panorama Sport (Albania)

Laçi, drejt Shkodrës për një biletë europiane

-

Ecuria e këtij sezoni, me disa lëkundje, e ka bërë Laçin që të mos e garantojë Europën, edhe pse suksesi radhazi në disa ndeshje ka zgjatur jo pak. Luhatjet kanë bërë që kurbinasit të sigurojnë finalen e Kupës së Shqipërisë, por jo qëndrimin matematiko­r në vendet e zonës europiane. Nga ana tjetër, është një skuadër tradite, e cila, për të dytin sezon radhazi, do të duhet të mbyllë sezonin duke diskutuar qëndrimin apo jo në elitën e futbollit shqiptar. Në 90-minutëshin e radhës, e vlefshme për javën e 31-të, Vllaznia dhe Laçi do të përballen mes tyre me objektiva të skajshëm. Kurbinasve u ka ecur në këto vitet e fundit ndaj Vllaznisë dhe të dielën udhëtojnë në Shkodër, më shumë për të menduar për objektivin e tyre, sesa për pozitat ku ndodhet kundërshta­ri. Laçianët synojnë fitoren në këtë duel, me shpresën që të mos humbasin terren në luftën për sigurimin e biletës europiane edhe nga kampionati, ndonëse kanë shpresë se mund ta realizojnë edhe nga Kupa, pasi janë në finale me Skënderbeu­n. Bardhezinj­të janë katër pikë larg vendit të tretë, që mbahet Luftëtari dhe dy pikë larg vendit të katërt, ku ndodhet Partizani. Trajneri Gentjan Mezani mund të ketë shumë shpejt gati edhe Maikon Eskuerda. Braziliani ka nisur programin riaftësues dhe mendohet se do të jetë gati për ndeshjet e radhës. Ndaj Vllaznisë ai do ta ketë të pamundur të jetë në fushë, megjithatë stafi teknik është i kënaqur që lojtari javën e ardhshme do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës në seancat stërvitore. Laçi ka marrë 9 pikë të plota në tri përballjet e këtij sezoni me Vllazninë, pasi i kanë mundur 1-0 dhe 2-0 në shtëpi, si dhe 2-1 në "Loro Boriçi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania