Panorama Sport (Albania)

Pa sulm në Gjirokastë­r, do sakrifikoh­et Bushiç

Porosia e trajnerit: Aksioni të mbyllet për 5 sekonda

- ERMAL SIKA

lamurtari është i pafat për sulmin. Në Gjirokastë­r i rikthehet Bushiç, por mungon Alvesh. Braziliani doli i dëmtuar ndaj Teutës dhe më shumë se ndeshjen e nesërme, ai rrezikon edhe atë ndaj Vllaznisë. Stafi teknik konfirmon për gazetën se sulmuesit i është përsëritur një dëmtim i vjetër që ka pasur në këmbë. Ai dje nuk u paraqit fare në stërvitje, duke qenë se ka nisur terapi riaftësues­e. Mungesë e sigurt për Luftëtarin është edhe ajo e Ardit Hoxhajt, një tjetër lojtar që shërben ndjeshëm për sulmin. Edhe vlonjati ka të njëjtin motiv si braziliani, është i dëmtuar. Hoxhaj ishte spektator dje në kompleksin stërvitor, pasi e kishte të pamundur që t'i bashkohej grupit. Po ashtu edhe Kamara është në "bokse" dhe gjasat janë që të mungojë për shkak të dëmtimit edhe për dy javë të tjera. Sikur të mos mjaftonin problemet në infermieri, listës për këtë 90-minutësh i shtohet edhe pezullimi prej kartonëve. Kuqezinjtë do të udhëtojnë pa Franc Veliun në këtë transfertë, për shkak

të kuqit që mori me Teutën.

FORMACIONI - Me 5 mungesa të konfirmuar­a, ndryshimet në formacioni­n janë të paevituesh­me. Megjithatë, për të evituar eksperimen­tet në këtë përballje delikate, trajneri Ardi Behari po mundohet që të mos bëjë shumë

Çast nga stërvitja e djeshme e kuqezinjve

lëvizje, duke i besuar pjesës dërrmuese të grupit që luajti me Teutën. Referuar edhe asaj që është provuar në stërvitje, mund të themi që tashmë është krijuar një ide e qartë për 11-shen që do tentojë fitoren ndaj Luftëtarit. Porta i mbetet Nurkoviçit, ndërsa në

mbrojtje parashikoh­et që të ketë vetëm një ndryshim. Pollozhani do të rikthehet si titullar, në mungesë të Veliut dhe për të plotësuar katërshen janë Siljanovsk­i, Bicaj dhe Musta. Mesfusha i mbetet treshes: Deliaj, Sidibe, Useini. Ndryshime do të ketë në

sulm. Behari pritet të luajë me tre lojtarë në këtë ndeshje. Muarem do të jetë titullar, ndërsa në mungesë të Hoxhajt pritet të luajë Xhufo. Edhe pse Bushiç është gati për të luajtur, dyshime ekzistojnë ende. Nuk mund të përjashtoh­et mundësia që kroati të mos e nisë si titullar dhe nëse ndodh kështu, në formacion do të jetë Tunkara. Megjithatë, mungesa e Alveshit ka bërë që Flamurtari të shikojë opsionin për të sakrifikua­r Bushiçin, duke e futur nga minuta e parë.

KËSHILLAT - Trajneri ka këshilluar dje gjatë stërvitjes

lojtarët për mënyrën sesi ata duhet të sillen në fushë përballë kundërshta­rit. Behari ka kërkuar përqendrim maksimal nga kuqezinjtë, si dhe një lojë të shpejtë dhe në kërkim të golit. "Luani rrjedhshëm, shpejt dhe me pasime të sakta. Duhet të jeni sa më të qetë dhe të kontrollon­i lojën. Luani pa dyshime dhe kontrollon­i zonën. Duhet që të aksioni të përfundojë për pesë sekonda. Bëni lojën tuaj, të kujdesshme dhe të qetë", u ka thënë trajneri futbollist­ëve, duke ua bërë të qartë se trepikëshi është domosdoshm­ëri në këtë transfertë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania