Panorama Sport (Albania)

Fino: Nga KAS-i shqiptar nuk kam përgjigje, pres Lozanën

-

Në një intervistë për "Panorama Sport" të datës 13 mars, kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, deklaroi se e ka dërguar çështjen e zgjedhjeve në KAS. "Me anë të një studioje ligjore shumë të mirë, e kemi dërguar në KAS për të kërkuar pavlefshmë­rinë e Asamblesë ku votuan Shoqatat e parregullt­a dhe anëtarë, të cilët nuk i shërbenin një klubi, por ishin nga rrethe të tjera. Kjo është e gjitha. Është njësoj si në Kroaci. Tek ata u votua, nuk u njohën shoqatat dhe më pas e zbuloi dhe e rrëzoi KAS-i kroat. Mirëpo, te ne nuk ka KAS. Unë e kam dërguar edhe në KAS-in shqiptar si ankesë, por nuk kam marrë përgjigje. Kam marrë një letër nga KAS-i i Lozanës. Është një letër që i drejtohet Dukës dhe jo mua, e cila shprehet ndër të tjera 'se duhet ta zgjidhni për 3 ditë në KAS-in shqiptar. Në të kundërt, e zgjidhim ne'. Fillimisht e kam dërguar atje dhe më pas mund ta dërgoj edhe në Komisionin e Etikës në FIFA. Lufta vazhdon. Nuk ka mbaruar", pati deklaruar deputeti Bashkim Fino. Kundërpërg­jigjja për Dukën Debati për punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit është rihapur sërish. Armand Duka është shprehur kohë më parë se vetë Fino është tërhequr nga kjo çështje dhe duhet të marrë fund ky diskutim.

Mirëpo, në një prononcim për "Panorama Sport", deputeti i Partisë Socialiste mohon gjithçka në lidhje me një tërheqje të mundshme. "Pse e paskam ndërprerë unë? Ku e di ai? Unë e kam nisur dhe po pres. Jam në pritje të datës kur do të zhvillohet seanca në KAS-in e Lozanës. Pres vendimin e KAS-it të Lozanës, i vendosur që këtë çështje ta çoj deri në fund. Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitim­ë dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen", ka deklaruar Bashkim Fino si kundërpërg­jigje për deklaratën e Dukës se procesi është ndërprerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania