Panorama Sport (Albania)

Tirana “blindon” Muçin, akord për 2 vite me 17-vjeçarin

Ka firmosur edhe Cake, tre të tjerë ende në "lupë"

-

Ernest Muçi kalon "klasën". I riu që debutoi ende pa mbushur 17vjeç me Tiranën ka arritur zyrtarisht akordin me klubin për të firmosur kontratën e parë si profesioni­st. Bëhet fjalë për një marrëveshj­e 2-vjeçare, por me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët në të gjitha termat kontraktuk­alë, ndaj e vetmja gjë që pritet, është që të hidhet firma. Dhe në këtë rast nënshkrimi është pa dyshim një formalitet. Duke qenë se nuk është ende moshë madhore, për të do të firmosë i ati, megjithatë duket se në këtë drejtim nuk ka vend për pengesa. Pak kohë më parë, Tirana ka siguruar njëherë e mirë edhe shërbimet e mbrojtësit Klisman Cake, i cili ka marrë minuta mjaftueshë­m si bardheblu këtë vit. Pezull tashmë mbeten të tjerët. Janë jo pak, por edhe tre futbollist­ë të tjerë që kanë fituar besimin e Ze Marias këtë edicion. Patrik Bardhi u bë disa javë që luan, ndërsa për Marsel Ismajlgeci­n dhe Jurgen Çelhakën, "premiera" ishte ndaj Tomorit. Me këta elementë ende nuk është folur për kontratë, pasi janë ende në "lupë". MERKATO - Tirana kërkon kohë për merkaton. Nëse gjatë dimrit dështoi me blerjen e afrikanëve, tashmë kërkon që të mendohet mirë para se të vendosë. Veç tregut të huaj, vëmendja do të përqendroh­et edhe në Superiore. Klubi ka hyrë në

Për mua duhet një menaxhim sa më profesiona­l, zgjedhja e lojtarëve dhe gërshetimi i të rinjve bashkë me lojtarët kryesorë me eksperienc­ë që ndodhen aktualisht. Gjithsesi, jam i mendimit që do i duhet pak kohë të kthehet përsëri në ato nivele ku i takon.

fazën e studimit të lojtarëve që lirohen në fund të këtij sezoni, pra po shohin se kujt i mbaron kontrata në mbyllje të kampionati­t. Sa i përket merkatos në dalje, shanset që të shesin ndonjë element këtë në verë janë minimale. Kategoria i ka penalizuar ndjeshëm, pasi klubet e huaja nuk e kanë hedhur vështrimin në inferiore.

pas shume vitesh për diçka që s'u takon. E fituam me djersë në fushën e lojës. Këto rregulla i vendos federata, siç bëri në atë periudhë, nuk i vendosi Tirana. Gjithsesi, duhen thënë fjalët më të mira për ekipin e Tomorit në atë kampionat.

Hidi, nga sezoni aktual tek e ardhmja. Çfarë do të ndodhë me ty?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania