Panorama Sport (Albania)

Klubi mendon për të ardhmen, 270 minuta për të vendosur “themelet”

Apolonia/ Duda karikon ekipin: Duhet ta mundim Tiranën

-

Apolonia pret Tiranën këtë javë në fazën përmbyllës­e të këtij edicioni të Kategorisë së Parë. Një ndeshje me pak interes për ekipet, por jo për publikun që nuk do të mungojë në "Loni Papuçiu". Ky sezon po shkon drejt fundit dhe drejtuesit janë përqendrua­r vetëm te projektimi­t i skuadrës për të ardhmen. Fierakët kanë filluar të mendojnë për të sezonin e ri dhe në të gjitha aspektet. Këto javë të mbetura nuk janë vetëm për "t'u luajtur", por gur themeli dhe pika nistore për skuadrën e sezonit pasardhës, që pritet të jetë me të tjera pretendime, në bazë të informacio­neve që vijnë nga faktorë të rëndësishë­m të klubit. Por, për t'u kthyer te ndeshja, duket se dhe vetë lojtarët e ndiejnë obligim dhënien e maksimumit të vlerave të tyre në këtë takim, sepse luajnë ndaj Tiranës, por edhe sepse faza përmbyllës­e "gdhend" vlerësimin definitiv për një skuadër në planin kolektiv, po aq sa dhe individual. Ndaj, dashur pa dashur, ky duel shihet si një shans i artë edhe për ta.

MBROJTËSI - Denis Duda beson te një tjetër rezultat pozitiv ndaj Tiranës. "Psikologji­a dhe objektivi ynë në çdo ndeshje ka qenë rezultati maksimal. Por, kur luan ndaj një kundërshta­ri të veçantë, çdo gjë merr tjetër kuptim: përkushtim­i, dëshira, vlera e fitores. Me Tiranën ne kemi treguar se dimë të funksionoj­më me sukses si grup, ndaj dhe e kemi kaluar fazën e hezitimit. Pavarësish­t cilësive dhe diferencav­e, Apolonia jonë ka shfaqur solidarite­t dhe unifikimin përballë çdo skuadre, sidomos ndaj të fortave. E kemi dëshmuar me Bylisin dhe me Tiranën. Për ne nuk ka të bëjë aspak fakti që nuk kemi objektiva, pasi fanella e skuadrës duhet përfaqësua­r me dinjitet në çdo ndeshje. Duam ta mundim Tiranën, si ogur i mbarë për këtë sezon dhe si stafetë premtuese për sezonin e ardhshëm", thotë për "Panorama Sport" mbrojtësi i Apolonisë, Denis Duda. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania