Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, operacioni “fshesa”

Nga mbrojtja në sulm, ekipi i sezonit të ri do të jetë me lojtarë vendës dhe të rinj

- PRENG GJIKOLA

esëlidhja, si asn jëherë në histori, në sezonin e ardhshëm do të mbushë plot 11 vite radhazi, që nuk ka luajtur në Superiore. Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë në histori klubit lezhjan, që të qëndrojë kaq gjatë, pa qenë qoftë edhe një vit mes më të mirave të futbollit shqiptar. Gjatë dekadës së fundit, Besëlidhja i është afruar shumë herë ngjitjes në Superiore, por i ka munguar edhe fati në takimet finale. Presidenti Gjok Noka ka provuar me afrimin e lojtarëve serbë dhe më pas guineas, duke kërkuar ngjitjen, por nuk ia ka arritur. Ky sezon që po përfundon, rezultoi një dështim për lezhjanët, të cilët e

nisën si një prej skuadrave pretendent­e, por po e mbyllin si një ekip që ka dalë nga objektivat prej disa javësh. Ashtu siç e ka deklaruar edhe vetë presidenti Noka, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", disa ditë më parë, se në sezonin e ardhshëm do të jetë një ekip me lojtarë të rinj, lëvizjet duket se kanë nisur që tani. REVOLUCION­I

Burime në klubin lezhjan kanë bërë të ditur se do të largohen nga skuadra futbollist­ët e huaj, që janë pjesë e skuadrës. Drejtuesit do të ndërtojnë një ekip me futbollist­ë vendës dhe të rinj. Gjithçka ka nisur me largimin e sulmuesit serb Kosta Bajiç, dy javë më parë. I rikthyer në Lezhë si një përforcim i rëndësishë­m në merkaton e janarit, shtatlarti vendosi të largohej nga Lezha ende pa u mbyllur kampionati, pasi ekipi doli nga objektivat. Aktualisht, në ekip janë katër guineas, dy mbrojtës dhe dy mesfushorë. Burimet në klub bëjnë të ditur se të katër këta lojtarë, Isak Kamara, Omar Kamara, Oliver Dore dhe Çeik Konte, do të largohen nga Besëlidhja. Presidenca, duke parë që nuk po arrin dot ta ngjisë skuadrën në elitë, ka vendosur të ulë shpenzimet dhe t'u japë besim futbollist­ëve të rinj. Sipas gjasave, nuk do të ketë më futbollist­ë të huaj, ku shpenzimet për të mbajtur ata janë më të mëdha se me lojtarë vendës. Pritet që pasi të përfundojë kampionati, të ketë zhvillime në ekip në lidhje me stafin teknik dhe me lojtarët që do të përbëjnë bërthamën për kampionati­n e ardhshëm. Ndërkaq, gjatë takimeve të fundit të kampionati­t, ku skuadra nuk ka më synime, stafi teknik po provon futbollist­ë të rinj, që të shohë se cilët vlejnë për t'i mbajtur në skuadër për sezonin e ri. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe në takimet e fundit që kanë mbetur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania