Panorama Sport (Albania)

Gji anti Kula Erzeni kampion, ja sekreti ynë

ua një klub jashtë Sh ipërisë, trofeu për familjen time

- JETON STAMOLLA

Një arritje që qyteti i Shijakut e priste prej 19 vitesh, një betejë emocionues­e, pa favoritë në letër, ndonëse Par tizani dukej më i fortë, duke u nisur nga fakti se shumë prej lojtarëve në përbërje të tyre ishin pjesë e "diktaturës" së vendosur në volejboll nga skuadra e Studentit, e trajnerit Ylli Tomori, prej disa vitesh me radhë. Gjithsesi, ai, Erzeni, në dukje i vogël, por me një zemër dhe eufori të madhe, të shtyrë edhe nga një tifozëri, që është pak ta quash të zjarrtë dhe mbresëlënë­se, arriti që të bëjë diçka të madhe, të bukur, siç e tregoi dhe e meritoi në fushë. Për shijakasit, volejbolli­stët e Shijakut janë beniaminët e rinj, sepse ato që po i mungojnë nga futbolli prej shumë vitesh, tashmë po ia dhuron skuadra e drejtuar nga Arben Sako. Një grup lojtarësh të përulur dhe punëtorë, një grup kampionësh që meritojnë ta shijojnë këtë titull kampion më shumë se askush tjetër. Dhe një ndër kampionët dhe protagonis­tët absolutë të suksesit të Erzenit ishte 24-vjeçari Asmend Kula. Një gjigant në bllok, një lojtar që diti të bëjë diferencën gjatë gjithë sezonit dhe sidomos në katër finalet me Partizanin, një lojtar, i cili, në një intervistë për "Panorama Sport", tregon ndjesitë dhe ëndrrat për të ardhmen e karrierës.

Asmend, kjo ishte një arritje shumë e madhe për Erzenin dhe mbi të gjitha për ju lojtarët dhe stafin teknik, që ishin protagonis­tët absolut...

Ky ishte një titull special. Ishte një triumf shumë i bukur sepse e festuam në vendin e duhur, përballë tifozërisë sonë shijakase. Sepse realisht, pa mbështetje­n e tifozëve tanë, do të kishte qenë e vështirë që të arrinim një sukses të tillë. Ata ishin forca jonë e shtuar.

Edhe pse finalen e katërt e nisët në disavantaz­h, cili ishte sekreti për përmbysjen e takimit dhe për mbylljen e historisë së titullit?

Mendoj se në setin e parë vuajtëm emocionin. E ndienim që ishim shumë afër fitores, luanim përballë tifozërisë sonë dhe nuk donim t'i zhgënjenim. Por fakti që edhe pse humbëm setin e parë, sërish tifozët tanë na mbështetën edhe më fort, kjo bëri diferencën dhe ne e përmbysëm.

Partizani dukej favorit dhe një pjesë e tyre kanë qenë shumë prej grupit të Studentit, skuadra që dominonte volejbolli­n shqiptar. Ju duket një fitore e dyfishtë?

Unë di të them se jo vetëm lojtarët kundërshta­rë, por edhe trajneri i Partizanit kanë merita të mëdha. Ndërrohet apo jo klub, fakt është që ata kanë vazhduar të njëjtën punë të rëndësishm­e dhe është meritë e tyre që ndezëm këtë rivalitet të madh në këtë sezon.

Kur e besuat realisht se mund të konkurroni­t për titullin kampion?

Sekreti ynë ka qenë grupi. Jemi disa djem shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Shpirti i grupit bëri diferencën. Kemi luftuar të gjithë, për të fituar apo edhe rikuperuar çdo pikë.

Përveç sportit, a ka Asmendi ndonjë profesion tjetër, dhe pse jo, çfarë mendon të bëjë pas volejbolli­t?

Aktualisht, plani im është të mbaroj studimet në Universite­tin e Sporteve dhe si profesion do të më pëlqente ai i mësuesit të edukimit fizik. Ndërsa për të ardhmen, pas volejbolli­t, pse jo do të më intrigonte, do të më pëlqente, ideja e të qenit trajner.

Erzeni kampion do të përfaqësoh­et edhe në Europë. Është kjo arenë trampolina e Asmendit për një të ardhme në një klub jashtë Shqipërisë?

Sigurisht që për skuadrën e Erzenit përfaqësim­i në kupat e Europës do të jetë një përgjegjës­i dhe një krenari e madhe. Objektivi është se qoftë si skuadër, por edhe individual­isht, të spikasim. Dhe sigurisht, që ëndrra e çdo lojtari është që të luajë jashtë shtetit. Personalis­ht, jam tifoz i Lukës dhe Peruxhas, dy skuadrave italiane, të cilat i ndjek shpesh dhe pse jo, një karrierë në Itali do të ishte ëndrra ime.

Keni marrë ju ndonjë ofertë nga jashtë shtetit?

Ne sapo kemi mbyllur sezonin dhe mendoj se kemi kohë për ofertat. Por pa dyshim, që do të më pëlqente të merrja ndonjë nga jashtë shtetit.

Përveç futbollit, e ndjek Asmendi futbollin dhe për cilat skuadra bën tifozllëk?

Në Shqipëri, ekipi i zemrës është Elbasani, ndërsa në botë, që në vegjëli kam ndjekur dhe adhuroj Milanin, një skuadër që nuk do ta ndryshoj kurrë, as në periudhën e lavdisë, por as aktualisht që po vuan.

Kujt ia dedikon këtë fitore të madhe? Të fejuarës? (qesh)... Unë di të them se dedikimi special shkon për familjen, e cila jo vetëm më ka mbështetur, por gjithmonë ka qenë shtysa më e madhe në arritjet e mia. Natyrisht, nuk mund të lë pa përmendur edhe trajnerët që kam pasur deri tani.

Cila është lidhja me trajnerin Sako dhe pika e tij më e fortë? Marrëdhëni­a është shumë e mirë. Sako është një trajner që di sesi fitohet sepse me cilësitë e tij, me disiplinën dhe seriozitet­in që tregon në stërvitje, bëri që të gjithë së bashku të arrinim te titulli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania