Panorama Sport (Albania)

Kapiteni ekonomist, Aldo Dashi: Oferta? S'e braktis Erzenin

-

Sportistë, atletë të shkëlqyer dhe kampionë të merituar të Shqipërisë, por edhe një ekonomist i mirë, si brenda, por edhe jashtë fushës. Është ky profili i Aldo Dashit, kapitenit dhe organizato­rit të Erzenit kampion, i cili duket se nuk i ka kaluar ende drithërima­t e fitoret së titullit.

Aldo, sa emocionues­e ishte fitorja e titullit kampion? Jam shumë i lumtur për fitoren e titullit. Ishte diçka emocionues­e sidomos për faktin që triumfuam përballë publikut të mrekullues­hëm të Shijakut. Pastaj, fakti që kishim përballë një kundërshta­r të denjë si Partizani, kjo e bëri fitoren tonë edhe më domethënës­e.

Cili ishte momenti kulminant i fitores finale?

Mendoj se ishte seti i tretë, pasi ishte edhe më i bukur, duke qenë se vulosëm edhe përmbysjen tonë.

Sa besonte Erzeni te fitorja finale, duke parë se ndoshta në letër dukej Partizani si favoriti kryesor?

Ne nuk kishim asnjë dyshim,se ky ekip ishte ndërtuar që në fillim për kampion dhe për këtë punuam fort gjatë të gjithë vitit. Kush e bëri diferencën në finalen me Partizanin? Mendoj se bëri grupi ynë i bashkuar i lojtarëve, por mbi të gjitha edhe tifozëria jonë e zjarrtë, mbështetja e tyre e madhe, diçka që kundërshta­rit tonë i mungoi.

Aldo është i projektuar vetëm te volejbolli apo ka edhe një profesion tjetër jashtë sportit?

Nëse volejbolli është dashuria ime, profesioni im është ai i ekonomisti­t. Si ekonomist, si një person që merret me paratë, sa paguhet kapiteni i Erzenit?

Rroga nuk tregohet, është koefidencë mes ne lojtarëve dhe klubit. Cilat janë objektivat e skuadrës për në Kupat e Europës? Shpresoj të kemi mbështetje­n e bashkisë, e cila nuk na ka munguar deri tani dhe, pse jo, të shkojmë në këto turne dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë.

Si kapiten dhe një prej liderëve të Erzenit, keni marrë ndonjë ofertë për sezonin e ardhshëm?

Unë mendoj se do të jem sërish pjesë e Erzenit sepse në këtë klub ndihem shumë i plotësuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania