Panorama Sport (Albania)

Aliaj: Goga Basket, një shembull edhe në Superligë

"Akademia jonë s'është vetëm sport, por edhe stil jete"

- ROLAND GJINI

Akademia sportive Goga Basket tash më është një realitet me impakt të madh në sportin shqiptar në përgjithës­i dhe basketboll­in në veçanti. Investimi i përmasave dhe standardev­e më të larta europiane ka marrë formë dhe çdo ditë e më shumë po jep frytet e veta. Me ambiente moderne, salla, fusha multifunks­ionale dhe një strukturë të mirëorgani­zuar, Akademia Sportive Goga Basket po jep shembullin pozitiv se në çfarë shinash duhet të ecë basketboll­i në Shqipëri. Marsel Aliaj, kapiteni i ekipit të saposhpall­ur kampion te meshkujt, në Kategorinë e I-rë, njëkohësis­ht drejtor i akademisë, si dhe një ndër njerëzit kyç në suksesin e këtij investimi, tregon për "Panorama Sport" të tashmen dhe të ardhmen e Goga Basket.

Marsel, para disa ditësh u shpallët kampion për meshkuj në Kategorinë e Parë. Si ishte ky rrugëtim?

Është gjithmonë bukur të dalësh kampion. Për ne ishte hera e parë që merrnin pjesë në një kampionat dhe rezultatet kanë qenë me të vërtet shumë të larta. Ekipi përbëhet nga djem durrsakë, të cilët kanë punuar me pasion dhe profesiona­lizëm maksimal. Realizuam objektivin që kishim dhe për hir të së vërtetës nuk kemi hasur shumë vështirësi. Të shohim vitin tjetër tani, në Superligë, ku shkalla e vështirësi­së do të jetë tjetër.

Mos ndoshta kategoria në të cilën luajtët, ishte pa nivel, apo ishte Goga shumë e fortë për kundërshta­rët?

Mund të them që ishte pak nga të dyja. Natyrisht, vështirësi kemi pasur, por ne kemi në përbërje lojtarë shumë cilësorë, që na i lehtësuan gjërat. Të gjithë kanë qenë pjesë elitare e Superligës më herët. Gjithsesi, diferencat mes nesh dhe të tjerëve ishin të ndjeshme. Edhe pse luanim në kategorinë e parë, te ne u afruan lojtarë me shumë nivel, sepse këtu ka një projekt serioz dhe afatgjatë.

Sezonin tjetër do të jeni në Superligë. Si do të prezantohe­t

Ndërkohë, prej vitesh ju keni edhe një ekip femrash mes më të mirave të Superligës. Çfarë duhet të presim nga Goga e femrave?

Natyrisht, Goga Basket te femrat ka gjithmonë objektiva maksimalë. Prej vitesh kemi qenë gjithmonë mes më të mirave. Edhe vitin tjetër do të synojmë maksimumin. Ajo që dua të theksoj këtu është se këtë vit te femrat pati disa situata

Marsel, ia vlen të bësh në Shqipëri investim të këtyre përmasave?

Absolutish­t po. E para për impaktin social që ka krijuar. Tashmë, Goga është një realitet krejt tjetër, që i jep ndjesi pozitive

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania