Panorama Sport (Albania)

!oateng tremb, " javë larg fushave

Në adrid pritet rikthimi i avid Alaba nga minuta e parë së bashku me !oben

-

"Fillimi i mbarë, gjys ma e punës", është një shprehje dhe kjo vlen për Bajernin. Gjermanët e nisën takimin në mënyrën më të keqe të mundshme dhe kjo jo në aspektin taktik të lojës. Më shumë është çështje fati, pasi iu desh të kryente dy zëvendësim­e të detyruara. Në fillim ishte Roben e më pas Boateng. Por ishte edhe një dëmtim i tretë, >avi Martinez u dëmtua në kokë pas takimit ku bavarezët e humbën me rezultatin 1-2, ku në fillim kaluan në avantazh me anë të Kimish dhe më pas ishin dëshmitarë të një kthese impresionu­ese të rezultatit nga ana e Realit, i cili duhet thënë se meritonte më pak me lojën që zhvilloi përballë gjermanëve.

DËMTIMET, NGA 4OATENG TE 6O4EN

Vjen dhe konfirmimi shokues i stafit mjekësor të Bajernit. Mbrojtësi ka një problem në kofshën e tij dhe do të mungojë gjatë, sezoni është i mbaruar për të. Ai do të mungojë të paktën gjashtë javë dhe koha e rikuperimi­t mund të jetë e gjatë. Botërori vihet kështu në pikëpyetje dhe vështir se ai mund të jetë pjesë e tij. Por përveç kësaj, vjen edhe një lajm tjetër jo i mirë për tifozët bavarezë. Lojtari, në një deklaratë për "Bild", ka thënë se nuk përjashton një largim në fund të sezonit nga Mynihu. "Jam pjesë e Bajernit prej shumë kohësh, po kaloj vite të suksesshme me klubin dhe kjo më ka ndihmuar të rritem në aspektin profesiona­l. Por besoj që ka ardhur koha për të ndryshuar. Mendoj që nuk mund të luash kaq me një skuadër, pasi nuk ke më çfarë të tregosh". Fjalë lamtumire? Kjo mbetet për t'u parë në javët e ardhshme. Arjen Roben, që doli i pari nga fusha, mendohej të kishte një dëmtim më serioz, por analizat e para tregojnë për një tërheqje në rrëzën e kofshës dhe holandezi mund t'ia dalë të jetë me skuadrën në Madrid, edhe pse jo në formacioni­n e parë.

7A8I MA6TINEZ- Ishte edhe mesfushori spanjoll, që vuajti një dëmtim në kokë dhe nuk u stërvit dje me skuadrën, duke u lënë pushim nga trajneri >ejnkes që do ta ruajë lojtarin për ndeshjen e kthimit, ku ai pritet të jetë në fushë.

6IKT7IMI- David Alaba është stërvitur ditën e djeshme dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit javën e ardhshme. Mbrojtësi i krahut të majtë ishte një mungesë e rëndësishm­e për skuadrën, edhe pse Rafinja, që luajti në vend të tij, e zëvendësoi shumë mirë austriakun. Por kualiteti dhe freskia e tij, sigurisht që ndryshe nga ajo e braziliani­t, që armë të fortë ka eksperienc­ën e shumtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania