Panorama Sport (Albania)

Zidane, ‘vrasësi serial’ i trajnerëve

“New York Times”: Është koha që të besojmë se ai është një trajner shumë i mirë

-

Reali i Madridit po zhvillon vërtet një sezon impresionu­es në Champions-in aktual. Spanjollët kanë mundur ekipe me emër dhe favoritë për të fituar trofeun. Ishte Parisi, skuadra që u eliminua e pari nga Reali dhe më pas ishte radha e Juventusit për të rënë pre e spanjollëv­e. Ndeshja e fundit ishte përballë bavarezëve, të cilët u mundën në shtëpi. Por merita i takon plotësisht Zidane, trajneri që erdhi para tri sezonesh, i shoqëruar me një skepticizë­m, por arriti të bindë të gjithë, duke fituar dy herë rresht Champions- it. Dhe kjo, përballë disa prej trajnerëve më të mirë në planet. Ish- lojtari i madrilenëv­e arriti të zhvillonte një lojë sulmuese, por më i rëndësishë­m ishte fakti që ai arriti të menaxhonte me sukses një grup lojtarësh shumë të mirë në skuadër, duke ruajtur ekuilibrat. Fjalë të mira kanë ardhur edhe nga përtej kontinenti­t, "New York Times" shkruante për Zidane se: "Ndoshta ka ardhur koha të mendojmë që Zidane është një trajner shumë i mirë. Thjeshtësi­a e tij dhe mënyra sesi ai arrin të drejtojë skuadrën, na jep drejtë të mendojmë kështu,

sigurisht në fund janë edhe rezultatet dhe trofetë, ato që bëjnë diferencën", shkruan gazeta prestigjio­ze amerikane. Në fakt, "viktimat" e tij janë trajnerë me karrierë të madhe si: Karlo Ançeloti, Unai Emeri, Masimo, Alegri,

Diego Simeone, Pelegrin, Hose Murinjo dhe Mauricio Sarri. Të gjithë nuk kanë arritur të fitojnë përballë francezit. Viktima e radhës duket se do të jetë legjendari Jup Hejnkes, që nuk arriti dot të thyejë murin madrilen përballë

tifozërisë së tij. Zidane luajti taktikisht një ndeshje perfekte dhe pse jo shumë atraktive, duke bllokuar lojtarin më të rrezikshëm të gjermanëve, Robert Levandovsk­i. Polaku ishte inekzisten­t dhe humbi në hijen e Ramosit dhe Varane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania