Panorama Sport (Albania)

Ofertë e çmendur, një pakistanez po blen "Wembley"-n

-

Anglia është duke shitur tempullin e saj "Wembley" te pronari i Fulhamit. Federata Angleze e Futbollit ka marrë një ofertë të çmendur prej 800 milionë paundësh për të shitur stadiumin e saj mitik. Pas saj fshihet Shahid Khan, që përveçse është bosi i klubit të Championsh­ip-it, është edhe njëkohësis­ht pronari i skuadrës së NFL-së, Xheksonvil­l Xhaguars dhe kërkon ta bëjë atë skuadrën e parë të futbollit amerikan që do ta zhvendosë jashtë SHBA-së. FA ka pranuar se është duke e marrë seriozisht në shqyrtim këtë ofertë, sepse ajo është e parefuzues­hme, pavarësish­t se tifozët dhe një pjesë e mirë e opinionit është kundër shitjes. Madje, edhe kryeminist­rja britanike, Tereza Mej, ka ndërhyrë dje, duke i kërkuar FA-së që ta rishohë edhe njëherë vendimin e saj. Biznesmeni amerikan me origjinë nga Pakistani, i cili ka premtuar se do ta ruajë stadiumin ashtu të paprekur për hir të historisë, ofron 500 milionë paund për impiantin, ndërsa 300 milionë të tjera ia jep federatës, në mënyrë që ajo të vijojë të mbajë ende bizneset në stadium. Ai do t'i lejojë kombëtares angleze të vazhdojë t'i zhvillojë aty ndeshjet e saj, por ajo duhet të gjejë një shtëpi të re gjatë kohës që luhet sezoni i NFL-së. "Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për një vend kaq ikonë", tha biznesmeni, i cili e nisi si një pjatalarës, por sot ka një pasuri prej 5.2 milionë paundësh. Stadiumi 90 mijë vendesh, më i madhi në Mbretërinë e Bashkuar, ka kushtuar plot 757 milionë paund për t'u rindërtuar dhe është inauguruar në vitin 2007. Federatës i ka mbetur edhe 142 milionë paund borxhe për të paguar dhe parashikoj­në se kredinë do ta kenë shlyer në fund të vitit 2024.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania