Panorama Sport (Albania)

“San Siro” fortesa e Interit, Ikardi&Co kërcënim për Juven

-

Titullin e fundit Interi e ka festoi në pranverën e 2011-ës; me Leonardon në pankinë, që kishte siguruar edhe Kupën e Italisë. Prej atëherë, rrallëherë është shfaqur futboll i madh, të shumta kanë qenë iluzionet, ndërsa dështimet me tepri. Kanë "tradhtuar" të gjithë nga pak, nga klubi te lojtarët, në veçanti këta të fundit. Kush nuk ka reshtur së qëndruari në "nivelet e larta", ka qenë populli zikaltër. Nesër, siç raportoi ditën e djeshme "La Gazzetta do Sport", do jenë rreth 80.000 tifozë në "San Siro" për sfidën e sfidave, derbin e Italisë, Inter-Juventus. Dhe mesatarja sezonale do i afrohet shumë kuotës 56 mijë spektatorë për ndeshje, vetëm tre mijë më pak krahasuar me sezonin 2010-'11, atë të post-"tripletës" e pikërisht, sukseseve të fundit të klubit të Milanos. ZERO LLOGARI - Efekti "San Siro", që faktikisht ka mbajtur deri tani me shpresë një Inter, që nuk do mundë të bëjë më llogari në optikën Champions, objektiv minimal i fiksuar nga "Suning" verën e kaluar. Qëndrimi jashtë katër vendeve të para do ishte një "katastrofë" sportive dhe do krijonte jo pak probleme nga pikëpamja ekonomike. Por hapa falsë nuk mund t'i lejojë më vetes as Juventusi, që në krahun tjetër do përjetonte si katastrofë parakalimi­n nga Napoli. Pra, klimë e tendosur pritet në "Meazza", mes dy klubeve që nuk janë dashur kurrë realisht. PESË ARSYE PËR... - Do jetë një provë force, ajo e skuadrës së Spaletit. Një Juve "e plagosur", e egërsuar dhe me shpatulla pas muri, duhet marrë vërtet me seriozitet. Megjithatë, ka së paku pesë arsye për të menduar pozitivish­t në ambientin interist.

1) Interi ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi: askush më mirë se zikaltrit në këtë kampionat. Mes mureve mike, Juventusi është dorëzuar dy herë (me Lacion e Romën), ashtu si skuadra e Sarrit (ndaj Juves e Romës). E vetmja ndalesë e zikaltërve ka qenë ndaj Udinezes. 2) Tridhjetet­etë nga 66 pikët në klasifikim janë fituar në "San Siro": 11 fitore (Fiorentina, Spal, Xhenoa, Milan, Sampdoria, Atalanta, Kievo, Bolonja, Benevento, Verona e Kaljari), 5 barazime (Torino, Lacio, Roma, Krotone e Napoli) e, pikërisht, e vetmja humbje, kundër Udinezes. Në 17 ndeshjet brenda, plot 10 herë Handanoviç nuk ka pësuar gol: skuadrat e lëna "thatë" janë Fiorentina, Spal, Xhenoa, Atalanta, Kievo, Lacio, Benevento, Napoli, Verona e Kaljari.

3) Zero humbje këtë vit në mini kampionati­n e skuadrave të renditura aktualisht mes katër të parave. Soliditet i madh i fituar në dy barazimet 0-0 ndaj Napolit, pa harruar që fazën e parë ky ishte i njëjti rezultat ndaj Juves e Lacios. Katër pikë të fituara, ndërkaq, ndaj Romës, Milanit, Atalantës e Fiorentinë­s dhe pikë të plota kundër Sampdorias.

4) Dy fitore e një barazim në tri përballjet e fundit në "San Siro" me Juven e Alegrit: 0-0 më 18 tetor 2015; 3-0 në gjysmëfina­len e kthimit të Kupës së Italisë 2015-'16 (shënoi Brozoviç e dy herë Perisiç; më pas Interi u eliminua te penalltitë); 2-1 sezonin e kaluar (gol i Lihtshtajn­er, i përmbysur nga Ikardi e Perisiç).

5) Ikardi zikaltër, ndërkaq, e ka ndëshkuar katër herë Juven në "Meazza" e në vetëm njërin rast, Interi ka humbur kur argjentina­si ka qenë autor goli. Përpara transferim­it në Milano, Mauro i kishte shënuar tri herë Juventusin, me fanellën e Sampit: dopietë në fitoren 2-1 në Torino (6 janar 2013); gol edhe në suksesin 3-2 brenda, në fazën e dytë të atij kampionati. Pikërisht atëherë, Masimo Morati e mori tek Interi. Dhe intuita nuk e gënjeu: bomberi, sot 25 vjeç, ka në fakt në kurrikulum 107 rrjeta në Serinë A (97 me Interin). Përfshi Kupat, janë 115 golat në Itali, 104 vetëm me fanellën zikaltër. "Po hyj në historinë e një klubi të madh si Interi", tha pak kohë më parë Ikardi për "Ole". "E ardhmja ime? Nuk mund ta di sot. E tashmja, megjithatë, është këtu, në Milano".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania