Panorama Sport (Albania)

Kriza, Higuain 9 sfida pa gol

“El Pipita”, i karikuar në rrjete sociale: Të luftojmë për ëndrrat tona

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

ë qendrën stërvitore të "Vinovo"-s kanë rreth gjashtë javë që kërkojnë Gonzalo Higuanin. Argjentina­si nuk është larguar pa lënë gjurmë, por metafora ka lidhje me krizën e golit që ai po përjeton prej disa ndeshjesh. "El Pipita" ka ekzaktësis­ht nëntë javë që nuk dërgon topin në rrjetë. Për një sulmues, momentet negative gjatë një sezoni mund edhe të shfaqen, por në rastin e 30-vjeçarit kemi të bëjmë me një rast pa precedentë.

BOMBERI- Po të mos luante rregullish­t, ky "agjërim" mund të ishte i kuptueshëm, por në fushë Gonzalo zbret dhe madje rregullish­t. Asnjë koment negativ për paraqitjet e tij, pasi gjithnjë jep maksimumin siç ndodhi kundër Beneventos që hyri nga stoli dhe fitoi penalltinë që solli fitoren (2-3). Problemi është që sulmuesi nuk sheh më nga portat kundërshta­re, pavarësish­t fanellës që mban veshur. Në rend kronologji­k, Higuain ka "ngecur" ndaj Spalit, Italisë (kombëtare), Spanjës (kombëtare), Milanit, Realit të Madridit ( dy ndeshje), Beneventos, Krotone e së fundmi Napolit.

KURRË MË POSHTË- Në renditjen e golashënue­sve të Serisë A, me 15 golat e tij ndodhet shumë larg kryesuesit Çiro Imobile me 29 realizime. Edhe patriotit Ikardi me 26 golat e tij është i paarritshë­m, por sfida e nesërme ndaj Interit mund të jetë një rast i mirë për të ngushtuar distancat, por sidomos për t'u zhbllokuar. Numri 9 bardhezi nuk kishte qenë kurrë kaq poshtë në javën e 34-t të kampionati italian. Në dy vitet e para me Napolin shënonte 16 dhe 17 gola ndërsa në vitin e tretë plot 36 herë. Edhe te Juvja nuk ka qenë kurrë nën kuotën e 23 golave në këtë pikë të kampionati­t. Me katër javë në dispozicio­n dhe një titull në valle, Higuain duhet të dalë nga kriza dhe të çojë "Zonjën" në altar teksa në "Instagram" jep kushtrimin: "Të luftojmë për ëndrra tona".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania