Panorama Sport (Albania)

Bajerni tenton Donarumën, jep ‹idal dhe Riberi

-

Mediat gjermane nuk i kanë kush tuar vëmendje vetëm humbjes së Bajernit në shtëpi nga Reali i Madridit. Përveç disfatës, një tjetër temë e nxehtë është merkato. Manuel Nojer dhe problemet e tij të shumta fizike me sa duket kanë detyruar drejtuesit bavarezë të monitorojn­ë situatën, për të gjetur një alternativ­ë niveli. "Gjahu" thuhet të jetë Xhanluixhi Donaruma, me gardianin e Milanit, që mund të sakrifikoh­et për çështje ekonomike në verën e ardhshme. Kuqezinjtë e vlerësojnë 19-vjeçarin e formuar në ekipet zinxhir të paktën 60 milionë euro, një shifër kjo, që nuk përbën aspak problemet për arkat e tejmbushur­a të një klubi si Bajernit. Pavarësish­t mundësisë për ta blerë portierin në Bavari, po diskutohet një strategji tjetër. Shkëmbim- Pavarësish­t potenciali­t financiar, gjermanët po mendojnë që në vend të parave t'i ofrojnë Milanit, në këmbim të Xhixhos, Frenk Riberinë dhe Arturo Vidalin. Teksa francezi ka zhvilluar një sezon më shumë se dinjitoz, Bajerni ka menduar t'i ofrojë rinovimin, por kjo nuk do të thotë që francezi detyrimish­t duhet të qëndrojë në Mynih. Zyrtarizim­i i kontratës së tij nuk ka ardhur ende, por duke parë paraqitjen e fundit ndaj Realit të Madridit, sinjalet në këtë sens duken më se inkurajues­e. Mesfushori- Diskutim disi më ndryshe ai që prek Vidalin. Që nga sezoni i ardhshëm, në "AllianzAre­na" ligjin do ta bëjë Niko Kovaç, për të cilin mesfushorë­t titullarë mendohet se do të jenë Leon Gorecka dhe Korentë Toliso, pa harruar të tjerë si Alkantara apo Martinez. Kiliani, duke parë dhe problemet fizike në sezonin e sivjetshëm, mund të pranojë një rikthim në Itali, ku pa dyshim ka njohur vitet më të suksesshme të karrierës së tij. Atij, deri tani, nuk i është ofruar rinovimi i kontratës, siç ka ndodhur me Riberinë dhe Robenin. Më një zbarkim në Serinë A, pagesa e tij nuk do të ishte ajo që arkëton nga Bajerni (8 milionë euro në sezon), por të paktën do të kishte më shumë garanci për minutazh nga ato që mund t'i ofrohen në Mynih.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania