Panorama Sport (Albania)

Duka refuzon KAS- in shqiptar për “gjyqin” me Finon, Bezhani: E detyron ligji që ta njohë

"I drejtohemi vetëm KAS-it të Lozanës për drejtësi"

-

Zbardhet e plotë letra e presidenti­t të FSHF-së për arbitrazhi­n shqiptar: “Nuk ju njohin as ndërkombët­arët, i drejtohemi vetëm KAS-it në Lozanë”. Presidenti i KOKSH: “FSHF anëtare e jona, Duka luan me dy porta...”

Rivaliteti mes presi dentit Armand Duka dhe deputetit Bashkim Fino, kandidati rival për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, tashmë ka kaluar në një garë ligjore nëpër institucio­ne gjykuese, që duhet të shqyrtojnë kërkesa dhe pretendime të palëve mbi rezultatin e Asamblesë Zgjedhore 2018. Së fundmi është publikuar një letër e institucio­nit të futbollit në vend që mban në fund emrin e presidenti­t Armand Duka, i cili i drejtohet KAS-it shqiptar. Me një përgjigje, në lidhje me kërkesën e datës 16 prill drejtuar FSHF- së nga KAS-i Shqiptar, FSHF bën me dije se nuk e njeh juridikish­t. Ja letra-përgjigje e plotë, drejtuar KAS-it shqiptar nga FSHF:

"Përgjigje një letre të marrë në datën 16.04.2018 nga dikush që prezantohe­t si Këshilli i Arbitrazhi­t Sportiv.

Kujtdo që na është drejtuar si KAS,

I/E nderuar zonjë/zotëri që prezantohe­sh si sekretar i një organizate që sipas jush quhet KAS,

Kemi marrë në adresën tonë letrën e quajtur 'Njoftim të datës 10.04.2018', ku na bëni të ditur se për rrethana apo kondita që janë të panjohura prej nesh, ju na bëni të ditur se, me sa duket, e konsideron­i vetën përfaqësue­s të një organizate që qenka e legjitimua­r të zhvillojë një lloj procedure gjykimi në lidhje me disa çështje që lidhen me organizatë­n tonë. Nëse ka qenë një gabim njerëzor ju lutem na thoni.

Po ashtu na bëni të ditur se këtë nismën po e çoni përpara në sajë të kërkesës së një prej anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, të nderuarit z. Bashkim Fino, kërkesë për arbitrazh kjo që na keni përcjellë gjithashtu. Në asnjë moment nuk duket të dyshoni në kompetenca­t tuaja për të vlerësuar këtë çështje dhe na ftoni të zbatojmë njëfarë rregullore­je tuajën, e madje na keni caktuar, Ju i paidentifi­kuar sekretar, edhe disa afate, të cilat duhet t'i zbatojmë duke na kërkuar të caktojmë edhe një arbitër nga një listë që keni përcjellë ju vetë, ku nuk njohim dhe as mund t'i besojmë asnjë individi.

Në këto kondita, duhet t'ju lajmërojmë se, në radhë të parë, FSHF nuk ka asnjë marrëveshj­e arbitrazhi me të nderuarin anëtar të Parlamenti­t, z. Bashkim Fino, dhe nuk e kuptojmë dot si mund të jemi ftuar në arbitrazh prej tij pa e pasur këtë marrëveshj­e.

Ndërkohë, ju lutem të identifiko­ni organizatë­n tuaj me të gjitha të dhënat juridike të nevojshme të saj, vendim gjyqësor apo NUIS, statut e të tjera akte të nevojshme për identifiki­min e një personi juridik. Më pas, ju lutem

identifiko­huni ju i nderuar Sekretar dhe na sqaroni pak edhe se çfarë është kjo rregullorj­a dhe çfarë ekspertize kanë këta zotërinjtë që na keni imponuar si arbitra, kush i zgjedh ata, pse s'mund të zgjedhim një tjetër.

Por ndërkohë, nëse ju jeni

pjesë e asaj organizatë­s që nuk lindi kurrë e që ja ka ndërruar disa herë vetes emrin në KOSH, KOKSH, KOKSHI etj, një organizatë parapoliti­ke e krijuar nga Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, ju lutem të ndërprisni çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe organizata­t ndërkombët­are ku ajo aderon nuk kanë njohur dhe deri më sot nuk njohin mundësinë për t'i shtruar çështjet tona ligjore para atij që për herë të fundit në vitin 2010 kërkohej të na imponohej nga Ministri i Sportit si Arbtrazh Sportiv ndërkonfed­erativ. Është për këtë shkak që në statutin (neni 10) tonë, deri sa një institucio­n i tillë të pranohet sipas standardev­e të UEFA-s dhe FIFA- s, çështja i referohen CAS/TAS Lozanë. Deri më sot nuk kemi marrë nga organizata­t ku aderojmë një opinion

të kundërt në lidhje me këtë çështje.

I nderuar i panjohur, sa po ju të vendosni të identifiko­heni, ne ndoshta do ta vijojmë komunikimi­n tonë duke qenë pak më të informuar. Po ashtu do shikojmë edhe mundësinë e hapave ligjore ndaj atyre që na shqetësojn­ë pa shkak dhe pa tagër në veprimtari­në tonë shumë domethënës­e për përparimin e sportit me të dashur në planet. Në pritje të identiteti­t tuaj, Armand DUKA, President", shkruhet në letrën e FSHF-së në emër të presidenti­t, Armand Duka.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania