Panorama Sport (Albania)

Isli Hidi: Koha që të kthehem në Shqipëri

Viron Bezhani: Duka, thjesht lojë me dy porta

-

Përgjigjja e kthyer nga Federata Shqiptare e Futbollit për KAS-in shqiptar ka rihapur edhe një herë çështjen e rezultatit të zgjedhjeve për kreun e institucio­nit të futbollit në vend. Me anë të një letre, FSHF ka injoruar KAS- in shqiptar, duke u shprehur se nuk e njeh dhe nuk ka dijeni për asnjë strukturë drejtuese të tij. "Panorama Sport" kontaktoi me presidenti­n e KOKSH-it, Viron Bezhani, në lidhje me funksionim­in e KAS-it shqiptar, si dhe me marrëdhëni­en që duhet të ketë FSHF me të.

FSHF shprehet me një letër se nuk e njeh KAS-in shqiptar. A keni dijeni rreth saj?

Unë di një gjë, që në KAS i janë drejtuar kur kishin probleme për Asamblenë.

I referoheni federatës apo kandidatit Fino?

Bashkim Fino bëri kërkesë në KAS. Sa i përket deklaratës së bërë nga FSHF në atë letër, janë thjesht filma apo lojë me dy porta.

Si funksionon KAS- i shqiptar, pasi në letrën e FSHF-së thuhet që nuk njihet as struktura e tij?

Le të thonë ç'të duan. KAS-i ka kaq kohë që funksionon në Shqipëri. Ka qenë më parë Arben Rakipi kryetar i tij, njeri me integritet. Nuk ka të bëjë fare se çfarë thotë Duka. Për KAS- in, ka dalë përsëri Ligji i Sportit. Në të parashikoh­et që KAS- i të marrë fond akoma edhe më të fuqishëm. Momentalis­ht është Franc Terihati, pas dorëheqjes së Rakipit. Ata funksionoj­në vetë dhe nuk kanë lidhje me ne.

Pra, po thoni që funksionon dhe njihet juridikish­t?

Patjetër që po. Funk-

sionon dhe sigurisht që njihet juridikish­t.

Në letrën e FSHF-së thuhet edhe që "nuk e njohim KOKSH-in, i cili ka ndërruar edhe emrin", komenti juaj?

Është diçka pa lidhje. KOKSH nuk është formuar sot dhe po bën gati 60- vjetorin. Është formuar me vendim të qeverisë. Kohë më parë, ka pasur një ngatërresë të vogël pasi u nxor në ligj me emrin KOSH. Mirëpo, në në aktivitete­t ndërkombët­are, kemi qenë KOKSH. Tanimë, ministri e ka firmosur dokumentac­ionin dhe

është gjithçka e qartë.

Duke qenë se FSHF thotë nuk e njohim institucio­nalisht, çfarë ndodh?

Ata mund të thonë çfarë të duan, por nuk bëhet fjalë për dëshira personale të dikujt. Ajo njihet në ligj. Bëhet fjalë për një detyrim ligjor dhe FSHF duhet t'i përgjigjet se s'bën. Nëse nuk i përgjigjen, do të thotë se nuk i janë përgjigjur ligjit. Madje, ata janë anëtar5ë tanët.

FSHF, a është e anëtarësua­r në KOKSH?

Patjetër që është anëtarësua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania