Panorama Sport (Albania)

Tirana s'fal as në Fier, Ze Maria: Do qëndroj

Marshojnë bardheblut­ë, sigurojnë fitoren e 20-të sezonale

- BUJAR RAMA

Tirana ka fituar pa shumë vështirësi me Apoloninë, ndonëse luante me të rinj. Apolonia, edhe pse u fut në fushë me idenë e qartë për të mos humbur, nuk ia doli. Fierakët krijuan një mori rastesh, por në fund ishin të pafuqishëm në konkretizi­m. Një duel pa objektiva, që u vulos prej Jurgen Vrapit që në të 31-ën. Loja nis...

Tirana ka fituar pa shumë vështirësi me Apoloninë, ndonëse luante me të rinj. Apolonia, edhe pse u fut në fushë me idenë e qartë për të mos humbur, nuk ia doli. Fierakët krijuan një mori rastesh, por në fund ishin të pafuqishëm në konkretizi­m. Një duel pa objektiva, që u vulos prej Jurgen Vrapit që në të 31-ën.

PJESA E PARË - Loja nis e qetë dhe me një tentativë të Apolonisë për të zotëruar mesfushën, por bardheblut­ë janë të kujdesshëm dhe nuk lëshojnë shumë terren. Ndërkohë, Bardhi, Halili dhe i talentuari Muçi lëvizin mirë dhe krijojnë shqetësim të herëpasher­shëm në prapavijën fierake. Apolonia kërkon të shënojë me anë të Mihanës apo dhe me anë të goditjeve standarde të Dimos e Hysenshaha­jt, por mbrojtja bardheblu mbulon mirë, sikurse edhe portieri Abibi është vigjilent. Në minutën e 31-të, Tirana organizon një kundërzbri­tje të shpejtë nga krahu i djathtë. Merita kryesore i takon Grent Halilit, i cili, pasi shmang Kuçin, vrapon drejt qendrës dhe lëshon një gjuajtje të kalibruar drejt portës, ku Jurgen Vrapi thjesht sa e prek dhe i merr autorësinë e golit Halilit. Tirana kalon në avantazh. Apolonia përpiqet të reagojë, por nuk ka forcën e duhur. Dy raste të Dimos, jo me rrezikshmë­rinë e duhur, janë tepër pak dhe shifrat nuk ndryshojnë.

PJESA E DYTË - Apolonia

duket se ka më shumë dëshirë në fushë dhe luan gjithnjë e më afër portës bardheblu. Pas 7-8 minutave të para pa ndonjë rast të veçantë në portat respektive, sinjalin e parë do ta japë Hysenshaha­j, që ka ekzekutuar një goditje dënimi të rrezikshme, një top që shkon ngjitur

me shtyllën pingule të portës mike. Në minutën e 56-të, do të jetë kapiteni Dimo, që rrotullohe­t mirë brenda zonës dhe vetëm gatishmëri­a e Abibit i mohon golin e barazimit. Në harkun e 3-4 minutave, është Mihana që shfaqet në zonën e Tiranës, por sulmuesi nuk është

në ditën e tij më të mirë dhe ka problem me shënjestrë­n. Ka një zgjim të bardhebluv­e, të cilët krijojnë dy raste të njëpasnjës­hme në harkun e dy minutave. Së pari është Bardhi që gjuan fort, por mbi traversë dhe në minutën e 67-të, Halili ka shpërdorua­r mundësinë më

të mirë për të dyfishuar shifrat, por meritë ka edhe portieri fierak, i cili i ka bllokuar rrezen në momentin final dhe ka larguar në korner. Në minutat e mbetura ka përpjekje sporadike nga të dyja skuadrat, sidomos nga Apolonia, por shifrat nuk ndryshojnë, pasi bardheblut­ë

e menaxhojnë mirë rezultatin dhe nuk lejojnë gabime në prapavijë. Kësisoj, Tirana "junior" është hakmarrë për barazimin 0-0, që dy skuadrat arritën fazën e dytë në Fier, ndërkohë që Apolonia duket se e ka më shumë mendjen në sezonin e ardhshëm.

 ?? Foto: Kf.Tirana.al ?? Bardheblut­ë duke festuar golin e Vrapit
Foto: Kf.Tirana.al Bardheblut­ë duke festuar golin e Vrapit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania