Panorama Sport (Albania)

“Falënderoj Zirin për penalltinë”

-

Brunild Pepa shënoi penalltinë e parë sezonale të lushnjarëv­e, të cilët morën një pikë pas 12 humbjeve radhazi. Në një 4-2-3-1, Pepa doli në sulm pas dëmtimit të Sefës, teksa Alushi u vendos në mesfushë. Dhe, erdhi penalltia që u shndërrua në gol. Është goli i dytë sezonal për Pepën, që shënoi pas pesë javësh, ku për herë të fundit i kishte shënuar Laçit. "Është kënaqësi të marrësh pikë ndaj Partizanit. E kishim vlerësuar si çdo ndeshje. Po japim maksimumin edhe pse kemi rënë nga kategoria. Falënderoj arbitrin Ziri, që më në fund ktheu sytë nga ne dhe na dha një penallti. Dhe ishte shumë korrekt në fushën e lojës. Shyqyr që më në fund morëm një pikë. Të marrim kënaqësi nga kjo lojë dhe të gëzojmë sadopak tifozët tanë. Të gëzojmë edhe vetë", u shpreh fillimisht Pepa për "Panorama Sport" pas ndeshjes. Sulmuesi i Lushnjës tha se verdhejesh­ilët po mundohen të respektojn­ë kampionati­n. "Jemi munduar dhe ia kemi bërë hyzmetin të gjitha ndeshjeve. Po mundohemi të respektojm­ë kampionati­n. Ishim pranë pikës me Kamzën, por ndaj Partizanit edhe mund të kishim fituar. Nuk duhet të harrojmë që ekipet e tjera kanë motivime të tjera dhe objektiva të tjera. Por, ne kështu do t'i luajmë ndeshjet deri në fund", deklaroi Pepa. Një sezon dhe dy gola?! "Nuk është se kam luajtur gjithmonë në pozicionin tim. Edhe fati nuk më ka ecur. Kam pasur edhe unë momente që kam qenë i dëmtuar. Është normale që më mungojnë golat. Sot (dje), u kënaqa shumë. Unë mendoj se Lushnja ka një problem shumë të madh, që është mungesa e terrenit të stërvitjes. Është një penalizim i drejtpërdr­ejtë për punën që ne bëjmë. Duke parë si e kryejmë javën përgatitor­e, ne jemi shumë të penalizuar. Ekipi po qarkullon mirë, por mungesa e terrenit është një penalizim për të gjithë ne", tha Pepa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania