Panorama Sport (Albania)

Abazaj ‘çmend’ presidenti­n belg

Mark Kouke i bën thirrje nga "Twitter" talentit: Kristal, ruaj disa gola për vitin tjetër...

-

Kristal Abazaj ësh të futbollist­i i mo mentit në Kategorinë Superiore. Pas firmës me Anderlehti­n, ai ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit me fanellën bluzi. Dje i dha fitoren Luftëtarit me një dopietë, ndërsa ka çmendur edhe vetë presidenti­n e klubit belg, Mark Kouke. Menjëherë pasi ka përfunduar takimi në Gjirokastë­r, përmes rrjetit social "Twitter", kreu i klubit gjigant belg ka shkruar për sulmuesin, duke i bërë edhe një thirrje. "Lojtari ynë më i ri për sezonin tjetër, Kristal Abazaj, ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e fundit, përfshirë edhe këtë supergol nga goditja e dënimit. Ruaj disa gola për vitin tjetër, Kristal" - shkruante dje presidenti i Anderlehti­t për Abazajn. Sulmuesi foli për "Supersport" pas ndeshjes, ndërsa me kartonin e verdhë që mori, plotësoi numrin e tyre dhe do të mungojë në takimin e ardshëm kundër Kamzës.

Keni përfituar nga një gabim i portierit në golin e parë, por mund të na thoni se çfarë menduat në golin e dytë?

Për golin e parë e pranoj se kam qenë me fat në ato momente dhe shfrytëzov­a gabimin e portierit. Ndërsa te goli i dytë shokët e skuadrës po më thoshin që të zbatonim një skemë dhe ta kromoja në

zonën e 16-tëshes. Por, unë kam parë vendosjen e portierit dhe vendosa të gjuaja. Kjo, pasi gjatë seancave stërvitore i kam praktikuar këto goditje dënimi dhe kisha shumë besim se mund të

shënoja. Ia bëra me dije Ramadanit se doja të gjuaja në portë dhe më tha ta provoja dhe arrita të bëja gol. Ishte diçka e mirë.

Jeni të tretët, nesër (sot) do të bëni tifo për Skënderbeu­n?

Po, patjetër që do të bëjmë tifo për Skënderbeu­n dhe shpresoj që korçarët të fitojnë dhe ne të jemi sa më afër vendit të dytë. Objektivi ynë është që të sigurojmë një vend në Europë dhe pak rëndësi ka nëse do të jetë vendi i dytë apo vendi i tretë.

E keni kritikuar Bregun që të japë edhe më shumë në ndeshje, pasi po dilni vetëm ju futbollist­i më i mirë i takimit...

Jo, nuk e kritikoj, pasi Dejvi është shumë i kënaqur që të ecë ekipi, pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo ai. Rëndësi ka që të fitojmë ndeshjet. Shpesh shokët e skuadrës më ngacmojnë, duke bërë batuta. Më thonë që vetëm t'i gjuaj portës, pasi e ke gol të sigurt.

Mendoni se mund të fitoni "Këpucën e Artë"?

Të dalësh golashënue­s i Kategorisë Superiore në këtë moshë që jam unë, është diçka e mirë. Kam arritur të shënojë 12 gola, por rëndësi për mua ka që të kapim Europën në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania