Panorama Sport (Albania)

Higuain: Për këtë titull do luftojmë deri në vdekje

“Nuk mendova asgjë te rasti i gabuar, e donim fitoren”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

ishte nëntë ndeshje pa shënuar, përf shirë kampionate­t e Champions-in, humbi një rast me portën e boshatisur në "San Siro", ndërsa ndeshja ishte në barazim 1- 1 dhe direkt më pas ishte Interi që kalonte në avantazh. Por, Gonzalo Higuain zgjohet në momentin e duhur, në minutën e 89-të dhe i jep fitoren Juventusit, ato tri pikë që në fund mund të vlejnë titullin kampion në fund. "Pipita" vonon, por ndoshta nuk harron dhe mbi të gjitha, nëse nuk do të kishte shënuar në frymën e fundit për të mund të kishin ardhur akuza të rëndë. Gjithsesi, pas vërshëllim­ës finale, të gjithë shkojnë tek ai, përqafime dhe inkurajime, sepse Juventusi mposhti Interin në një ndeshje që është pak ta quash dramatike dhe në fund juventinët mund të kalojnë një mbrëmje në festë, falë argjentina­sit të paguar 90 milionë euro.

Gonzalo, dukej gjithçka e mbyllur...

Dukej... Sigurisht! Ashtu sikurse na dukej edhe ne kundër Napolit, por ja që ndodhi e kundërta. Këtë herë, në ndeshjen që nuk duhej ta gabonim kurrsesi, luftuam deri në fund me thonj dhe mendoj se këto janë ndoshta tri pikët më të rëndësishm­e për të arritur te titulli.

Kishit shumë kohë që nuk shënonit...

Ndoshta, por kam qenë ai që ndihmoj dhe provoj gjithmonë të ndihmoj skuadrën. Është kjo që të dërgon te fitorja, kjo na dërgoi kundër Interit.

Çfarë menduat tek ai rast që humbët me portën e boshatisur?

Asgjë! Vazhdova të luftoja, duhet të vazhdoja të luftoja, siç bënë edhe shokët e mi.

E kuptoni se mund të ishit përndjekur nga akuza të shumta, duke qenë se pas atij rasti ishte Interi që kaloi në avantazh?

Ata luajtën një ndeshje të madhe. Ishte jetike edhe për ta fitorja, por ne u treguam të fortë, nuk u demoralizu­am dhe ia dolëm. Këto 3 pikë ishin një injeksion i fortë besimi për të luajtur tri ndeshjet e fundit në maksimum.

Çfarë ndjesie është të shënosh në "San Siro?

Në "San Siro" i kisha shënuar edhe Milanit, por për mua ishte goli i parë

ndaj Interit në Milano. Jam i lumtur që erdhi në këtë ndeshje, sepse mund të vlejë shumë dhe gjithçka në fund të sezonit.

Mendon se e fituat duelin direkt me Ikardin?

Me Mauron nuk kam asgjë për të rivalizuar. Nuk kam asgjë për të thënë për të, përveçse është një kampion i madh, një luftëtar, një fenomen në rolin që ka dhe shënoi një gol shumë të bukur.

Sa ju trembi Interi dje? Përderisa reaguam, nuk e menduam aspak këtë gjë, të na frikësonin... Ndoshta, fakti që mbetën me 10 lojtarë i

zgjoi ata, i bëri që të luanin pa frikë dhe ia dolën deri në një moment të ndeshjes që të na trembnin. Bënë realisht një ndeshje madhështor­e dhe meritojnë përgëzimet tona, por ne kishim ardhur për të fituar dhe mendoj se kjo është një përmbysje shumë madhështor­e dhe e rëndësishm­e për ne.

Ishte ky sukses një sinjal i fortë për Napolin, pse jo për t'i demoralizu­ar sadopak ata?

Ky është futbolli. Kundër Napolit e humbëm në minutën e fundit, por kundër Interit ne e përmbysëm ndeshjen, me krenari, me uri

për fitore. Luftuam deri në fund dhe do të luftojmë deri në vdekje për të fituar këtë titull. Nuk ka rëndësi nëse ky ishte një sinjal për Napolin apo jo, pasi ky ishte një sinjal mbi të gjithë për ne si grup dhe tifozërinë tonë sepse kjo skuadër tregoi se bën gjëra madhështor­e. Gjithsesi, nuk duam që të flasim as për titull dhe as për gjë tjetër. Duhet thjesht të luftojmë dhe të fitojmë tri ndeshjet e mbetura. Duam titullin, e meritojmë dhe në të njëjtën kohë duam edhe finalen e Kupës së Italisë, një tjetër trofe që nuk e harrojmë kurrsesi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania