Panorama Sport (Albania)

Tërbohet Spaleti: Na e imponuan humbjen

“Zhvilluam një ndeshje të madhe, Champions-i ndërlikohe­t”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në përfundim të ndeshjes InterJuve, Luçiano Spaleti iu paraqit gazetarëve me një siguri dhe një pyetje. Siguria: "Skuadra bëri një ndeshje të madhe". Pyetja: "Duke qenë se këtë humbje nuk e meritonim, përse duhet të na e imponojnë?". I intervistu­ar nga "Premium Sport, trajneri zikaltër e ka analizuar kështu disfatën në "San Siro": "Humbën mbi të gjitha sepse 10 kundër 11 shpenzuam shumë energji e më pas fati nuk ishte me ne te goli i dytë i Juves. Skuadra meritonte ndonjë episode më shumë në favor. Kur mbetesh në inferiorit­et numerik thelbësore është faza mbrojtëse, si të mos mjaftonte ishte e nevojshme të qëndronim në sulm sepse Juvja ishte në avantazh".

ARBITRIMI - "Metri i arbitrimit të Orsatos? Vështirë të thuhet sepse unë nuk jam në kushte për të vlerësuar si duhet situatat. Duke i riparë m'u krijua përshtypja se nuk pati ekuilibër ("Pjaniç meritonte të verdhin e dytë"), por gjithçka varet nga ajo çka pa arbitri".

DALJA E IKARDIT - Spaleti ndalet edhe te zëvendësim­i i Ikardit, që shkaktoi jo pak pakënaqësi mes tifozëve zikaltër (e jo vetëm): "Përse Mauron e jo Perisiçin? Shumë prej lojtarëve ishin të lodhur, duhet të nisim aksionin nga mbrojta, e të qëndronim më të kujdesshëm në goditjet standarde. Me Santonin kërkova t'i shtoj skuadrës centimetra e forcë fizike.

PAQARTËSI - Si vijon rruga pas kësaj humbjeje? "Përgjigjen e kam të lehtë sepse skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe. Normalisht, duhet harruar sa më shpejt kjo humbje e hidhur, e pamerituar. Nuk kuptoj, diçka, megjithatë: përse duhet të na e imponojnë? Djemtë nuk e meritonin, kjo ishte një ndeshje që vlen shumë për gjithë ambientin dhe do duhen disa ditë për ta larguar nga memoria: ndodhën disa episode të vështira për t'u kuptuar. Ndeshja nuk duhet të kishte përfunduar në këtë mënyrë. Lotët e Ikardit? Në dhomat e zhveshjes i thashë ekipit se zhvilloi një ndeshje të madhe e se meritonte një rezultat tjetër. Champions-i? Nëse nuk shkojnmë, do ishte dështim. Por të shohim çfarë do ndodhë (qesh)". Tifozëve që na kanë mbështetur nga fillimi e që sot (dje) meritonin një gëzim". In-

tervista e trajnerit zikaltër mbyllet me një "skenë": Alegri, i lidhur përmes "Sky", ngriti zërin teksa fliste e Spaleti i bërtiti: "Alegri, ose fol më ulët ose këtu duhet të ikim të gjithë...". Maks kërkoi ndjesë dhe diskutimi përfundoi me një buzëqeshje.

 ??  ?? Koreofragi­a e Interit kishte të gjithë dozën e ironisë që tregon rivaliteti­n mes këtyre dy skuadrave. Në banderolë shihej një e shkruar: "Mirësevini në qytetin e 'lojërave'", ndërsa tregonte Pinokun, që simbolizon gënjeshtar­in ku shihte nga 35 titujt...
Koreofragi­a e Interit kishte të gjithë dozën e ironisë që tregon rivaliteti­n mes këtyre dy skuadrave. Në banderolë shihej një e shkruar: "Mirësevini në qytetin e 'lojërave'", ndërsa tregonte Pinokun, që simbolizon gënjeshtar­in ku shihte nga 35 titujt...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania