Panorama Sport (Albania)

Ngjitet Empoli, Veselin e pret Fiorentina

Festë për rikthimin në Serinë A, shqiptari për qendrën e mbrojtjes

-

Ka zgjatur vetëm një sezon qëndrimi në Serinë B për Empolin, teksa dje matematiki­sht ka siguruar ngjitjen në Serinë A. Parma humbi një mundësi të mirë për të përfituar nga humbja e Palermos dhe për t'u shkëputur në vendin e dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A. Emilianët u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Pro Verçeli, skuadër e vendit të fundit të renditjes. Empoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Novarës në shtëpi, por i mjaftoi për të siguruar matematiki­sht rikthimin në elitë. Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli, ishte titullar në takimin e djeshëm, që përfundoi me festë, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka qenë një nga pikat më të forta. Një javë më parë, Hamburg do të binte zyrtarisht nga Kategoria për herë të parë në histori. Mirëpo, skuadra gjermane fitoi dhe e pasoi me një tjetër trepikësh dje në transfertë ndaj Volfsburgu­t. Tashmë, mbijetesa është më pranë dhe vetëm dy pikë e ndajnë nga "play-off"-i.

MERKATO - Frederik Veseli po rikthehet me Empolin në Serinë A, mirëpo kjo nuk është e vetmja mundësi e shqiptarit. Pas nënshkrimi­t me menaxherin e Hysajt, duket se mundësitë për mbrojtësin kuqezi po shtohen. Pas Sasuolos, së fundmi ka dalë në skenë edhe Fiorentina. Vjolët, të cilët humbën tragjikish­t kapitenin Astori, i cili u nda nga jeta, janë në kërkim të një lideri në qendër të mbrojtjes dhe shqiptari është në krye të listës së dëshirave. Mbarimi i sezonit me sukses në Serinë B i jep mbrojtësit të Kombëtares të gjithë mundësitë për të menduar me qetësi se çfarë do të bëjë për edicionin e ardhshëm: Nëse do të qëndrojë tek Empoli apo do të luajë në Serinë A me një tjetër ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania