Panorama Sport (Albania)

Grisi kartonin e kuq, Salihi: Skënderbeu-Kukësi, e festoj nga Austria

“Vllaznia? Surprizat mbaruan që kur Tirana zbriti nga elita”

- JORGIS MEMO

mbani mend Kukë si-Skënderbeu 2-0 më 20 maj të vitit të kaluar? Ironia e fatit bëri që sot korçarët të kenë shansin të hakmerren ndaj kampionëve në fuqi. Një fitore i shpall automatiki­sht kampionë për herë të tetë në histori. Nga Austria dikush do të festojë njësoj sikur të jetë në Korçë. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin, sulmuesin shkodran që luajti dy sezone me Skënderbeu­n dhe e mbylli me kampionati­n shqiptar duke grisur kartonin e kuq në sytë e gjyqtarit Enea Jorgji, pikërisht në takimin e famshëm të 2017s, që shpalli kampion Kukësin. Salihi foli dje ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", jo vetëm për Skënderbeu­n, por edhe Vllazninë, që sipas tij, nuk është çudi të zbresë nga elita.

Hamdi, në Austri kanë filluar t'ju thërrasin "baba". Si është e vërteta?

( qesh). Këtu te Vjener Nojshtad përgjithës­isht skuadra përbëhet nga djem të rinj. Kur kam ardhur në verën e vitit të kaluar, isha i vetmi futbollist që isha edhe prind, pra me fëmijë. Shokët e skuadrës normalisht filluan të më thërrisnin me humor "baba". Por, tashmë janë bërë baba edhe dy lojtarë të tjerë dhe është shpërndarë disi shprehja. Natyrisht, ky është edhe një rest prej moshës që më bëjnë shokët e ekipit.

19 gola në 28 ndeshje me Vjener Nojshtad. Besoj më mirë se kaq nuk ka ku shkon?

Jam i kënaqur me veten, por gjatë këtij viti skuadra nuk ka bërë shumë mirë sa u përket rezultatev­e dhe tashmë jemi në vend të katërt. Kontrata ime me klubin është që, nëse ngjitemi në Bundesligë­n austriake, kontrata më rinovohet automatiki­sht. Gjithsesi, edhe nëse objektivi nuk realizohet, kam opsione të tjera, qoftë edhe për të vazhduar këtu.

Të kalojmë te kampionati shqiptar. Sa e keni ndjekur dhe çfarë përshtypje­sh ju ka lënë?

Të them të drejtën nuk është se e kam ndjekur aq shumë sa më përpara, pasi edhe oraret nuk më kanë korrespond­uar, duke qenë se kam qenë vetë në fushë të shtunave dhe të dielave. Kam ndjekur rregullish­t ndeshje të Skënderbeu­t, që ka qenë dominant thuajse gjithë sezonin. Gjithashtu kam parë edhe disa ndeshje të Vllaznisë, ku më kanë bërë përshtypje oshilacion­et e mëdha që ka pasur skuadra e vendlindje­s. Ka bërë ndeshje

shumë të mira dhe më pas shumë të këqija. Kjo mungesë stabilitet­i e ka çuar aty ku është dhe sot, pra për mbijetesë.

Si e shpjegoni faktin që Vllaznia është ndoshta skuadra më e rrezikuar për të rënë?

Është pak e çuditshme, sepse ka pasur ulje- ngritje shumë të mëdha. Janë një ekip që nuk dihet realisht se si iu merr ndeshja. Vllaznia është bërë shumë e paparashik­ueshme, pasi mund të bëjë një super ndeshje dhe të fitojë, e më pas zhgënjen totalisht. Mungesa e vazhdimësi­së ka ndikuar dhe më vjen keq që sërish duhet të diskutojë kategorinë. Unë shpresoj shumë dhe kam besim se do ia dalin të shpëtojnë edhe këtë sezon. Duke qenë se janë edhe dy ekipe të tjera që luftojnë për mbijetesë, shanset janë që Vllaznia të shpëtojë. Mirëpo, kur mendon se sezonin e kaluar zbriti Tirana me një kontingjen­t të mirë lojtarësh, tashmë

nuk është çudi që edhe Vllaznia të ketë këtë fat. Uroj që jo, por për hir të së vërtetës mund të ndodhë gjithçka. Pra, surprizat mbaruan që kur një emër i madh si Tirana zbriti nga elita.

Thuajse një vit më parë u luajt e famshmja KukësiSkën­derbeu 2-0, ku ju u bëtë edhe protagonis­t me grisjen e kartonit. Si e kujtoni atë takim?

(qesh). Në fakt, kam kohë që e kam harruar dhe nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë. Jeta vazhdon dhe këtë kampionat kam parë ndeshje të Skënderbeu­t dhe Kukësit. Përveç gjithë atyre gjërave që ndodhën, unë e pranoj që kam gabuar me atë reagim. Kam kërkuar direkt falje pas asaj që ndodhi. Është një e shkuar.

OK, por ironia e fatit solli që sot në Korçë të luhet një ndeshje, ku nëse fiton Skënderbeu, shpallet automatiki­sht kampion...?

Kjo është një koincidenc­ë shumë e bukur, veçanërish­t për qytetin e Korçës. Unë nuk jam më pjesë e Skënderbeu­t, por dua të theksoj se në Korçë kam kaluar dy vite të jashtëzako­nshme. Ruaj kujtime të paharruesh­me, kam shumë miq aty dhe vazhdoj ende flas me lojtarët. Më vjen mirë që nëse fitojnë sot, shpallen kampionë. Do më duket vetja që nga Austria njësoj sikur të jem edhe unë aty të festoj.

Ndoshta mund ta quajmë edhe si një hakmarrje sportive apo jo?

Shiko, këto janë më shumë koncepte mediatike, por duke njohur mentalitet­in e Skënderbeu­t, mendoj se fjalën hakmarrje nuk e mendojnë. Këto gjëra janë të vogla për Skënderbeu­n. Në Korçë shohin larg.

Pas asaj që ndodhi në Kukës vitin e kaluar, keni folur me gjyqtarin Jorgji apo ndonjë zyrtar të FSHF-së?

Kam pasur kontakte me zyrtarë të Federatës, por atë moment nuk është se e kam diskutuar shumë gjatë. Vërtet ndodhi ajo ngjarje, por realisht kam pasur dhe vazhdoj të kem respekt për gjyqtarin Enea Jorgji. Është një djalë i mirë dhe një prej arbitrave më të mirë, pavarësish­t se gjërat shkuan ashtu. Ndeshja në Kukës i doli prej kontrollit, kaq. Kur ta takoj, do t'i shpreh respekt.

Sa e vështirë është të grisësh një karton të kuq të një gjyqtari?

Besojeni ose jo, por realisht nuk e mbaj mend si e kam bërë atë gjest. Kanë qenë fraksion sekondash. Nuk e di nëse ishte karton plastik apo tamam karton, që e grisa aq thjesht. S'mbaj mend fare si ndodhi, sepse realisht dola jashtë vetes.

UEFA dënoi Skënderbeu­n me 10 vite jashtë kompeticio­neve europiane. Ju keni qenë pjesë e ndeshjeve të dyshuara të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, keni ndonjë koment?

Kam qenë vetë në fushën e lojës dhe jam 100% i bindur te pastërtia e ekipit. Unë mendoj se në fushën e lojës nuk ka ndodhur asgjë dhe sido që të shkojnë gjërat, edhe duke u zvarritur, jam i bindur se e vërteta do të dalë në fund dhe Skënderbeu do të jetë i pafajshëm në këtë histori. Ndoshta me vështirësi, por kjo situatë do të kalojë.

Drejtuesit e Skënderbeu­t mendojnë se klubi korçar po bëhet 'kokë turku' në këtë histori...

Ndoshta UEFA është bazuar diku për këtë masë, por për ato ndeshje që kam luajtur vetë dhe ka dyshime, jam 100% i bindur për pastërtinë e ekipit. E vërteta do të dalë, por në këtë moment, sa i përket imazhit tonë, normalisht që është keq që diskutohet, e jo më të bëhet fakt si dënim. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë më së miri.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë në Kukës
Çast nga ndeshja e fazës së parë në Kukës
 ??  ?? Momenti kur Salihi doli nga fusha i irrituar duke grisur kartonin e kuq
Momenti kur Salihi doli nga fusha i irrituar duke grisur kartonin e kuq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania