Panorama Sport (Albania)

Dramë për mbijetesën, gjashtë gola për 1 pikë

Teuta shpërdoron; Moçka bën heroin, Latif shmang humbjen

- DRILON XHEPOLLARI

Në simbolikën e be sëtytnisë, java me numrin 31 duhet të konsideroh­et fatsjellës­e, por sfida e djeshme në Durrës ka qenë vërtet një lojë e fatit me të dyja skuadrat. Kjo, për vetë situatat e prodhuara, kur fillimisht Teuta sigloi rezultatin në 2-0 dhe më pas Kamza përmbysi në 2-3. Si për ironi të fatit, dy skuadrat që diskutojnë mbijetesën, shfrytëzua­n në maksimum kohën shtesë, pasi Teuta barazon në të katërtën, ku portieri Moçka bëhet protagonis­t. Në fund, një pikë për të dy ekipet dhe Kamza e mban Teutën në katër të tilla distancë, por fitorja e Vllaznisë ndaj Laçit komplikon pozitat e bregdetarë­ve.

Pjesa e parë - Kamza e nis me qartësi lojën, por manovra sulmuese nuk ka efikasitet në start. Një mundësi me Plakun, shpërdoroh­et. E kundërta ndodh me vendësit, të cilët do të shpërblehe­n me gol pas një ngatërrese në qendër të zonës. Dediç devijon me kokë në qendër të zonës së Teutës një pasim nga rivënia anësore e Hakajt dhe sulmuesi ganez gjuan fluturimth­i për të gjetur golin e avantazhit. Më tej, Kamza nuk dorëzohet dhe tenton të riorganizo­het, por Teuta do dyfishojë shifrat. Është sërish Latif që bëhet protagonis­t, pason në qendër ku pas hezitimit të mbrojtësve të Kamzës, Alhasan e ka të thjeshtë të shtyjë drejt rrjetës. Miqtë vijojnë të jenë kërkues dhe do të shpërblehe­n. Çyrbja mund të vuloste takimin, por shtylla e jashtme i mohon golin. Aksioni pasardhës e gjen Plakun në qendër të zonës, ku pas driblimit, gjuan në diagonal dhe realizon duke rihapur takimin.

Pjesa e dytë - Ahmataj hedh ekipin me ndryshime dhe Fili do të zërë vendin e Rezit, ndërkohë që me kalimin e minutave, Zefi do të ulë në stol Malajn. Nga ana tjetër, një dalje e kushtëzuar e Hrkaç, komplikoi jo pak lojën e durrsakëve. Aktivizimi i Krujës për Lajthinë dha shkëndija pozitive. Teuta e nis vrullshëm, por rasti i Latif shpërdoroh­et dhe miqtë largojnë rrezikun. Zëvendësim­et e kryera japin efekt te Kamza dhe një harkim perfekt i Fukuit në të 77-tën, bën që sfera të shkojë në qendër të zonës ku është Çukoviç, i cili godet me kokë për të vendosur baraspeshë­n. Një gol që u jep zemër miqve, të cilët shtyjnë përpara ndërsa përfitojnë edhe nga Teuta, që humb disi organizimi­n në fushën e lojës për të zbatuar detyrat. Një

tentativë e vendësve bllokohet nga Frashri dhe në limitet e kohës së rregullt, Kamza shënon të tretin. Është Fili që merr një pasim në qendër të zonës dhe me qetësinë e nevojshme, e dërgon sferën në cepin e pamundur për portierin. Koha e rregullt mbaron, por do të luhen

edhe pesë shtesë. Në të katërtën, Moçka bën "detyrën". Ka këndore për Teutën dhe portieri gjuan me kokë brenda zonës, pas harkimit të Krujës. Sfera mbetet aty dhe Latif gjuan. Pas devijimit të Arrabal, sfera pushon në rrjetë dhe barazohet takimi.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Teuta-Kamza, 3-3
Moment nga ndeshja Teuta-Kamza, 3-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania