Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Në Vlorë mjafton 1 pikë

"Kritikat u shërbejnë vetëm rivalëve, duhet patjetër fitore ndaj Kamzës në shtëpi"

- ADMIR URUÇI

Elvin Beqiri, ishkapiten­i i Vllaznisë dhe një nga figurat e futbollit në qytetin e Shkodrës është i mendimit se ekipi kuqeblu do të arrijë që t'ia dalë edhe në këtë sezon. Sipas tij, në deklaratën e dhënë për "Panorama Sport", skuadrës i duhet që të marrë pikët maksimale jo vetëm në shtëpi, por asaj i duhen pikë që në takimin e radhës, atë që ka të shtunën ndaj Flamurtari­t. Kuqeblutë duhet që të bëjnë llogaritë për mbijetesë duke kërkuar edhe pikët jashtë Shkodrës. "Transferta e Vlorës ka qenë përherë e vështirë për ekipin tonë. Me përjashtim të sezonit të shkuar ku kemi arritur të fitojmë në Vlorë, në sezonet e tjera ekipi ka hasur vështirësi në këtë fushë. Megjithatë, për të bërë llogaritë e mbijetesës, skuadrës i duhet që të marrë minimalish­t të paktën një pikë në këtë përballje. Për më tepër, që tre pikët do të ishin një mrekulli në këtë takim. Skuadra duhet që

të kërkojë pikët në këtë përballje në mënyrë që të jemi më të qetë për takimin e radhës", u shpreh fillimisht Beqiri. VAZHDIMËSI­A

Beqiri i ka bërë një ekpoze edhe takimeve të tjera të mbetura për ekipin shkodran deri në fund të sezonit. Sipas tij, arritja, të paktën e një pike në Vlorë, do t'i jepte ekipit edhe një mundësi më shumë për të qenë më të qetë në takimin që ka me një prej skuadrave direkte në luftën për mbijetesë, Kamzën. "Ne duhet që të marrim takimet me radhë. Fillimisht, duhet që të mos dalim pa pikë në Vlorë, më pas duhet që skuadra të marrë patjetër një fitore në takimin me Kamzën për të qenë më të qetë në sfidat e fundit. Deri në ato tre takime të fundit, të tria skuadrat që do të kemi

kundërshta­re si Partizani, Kukësi e Skënderbeu do të kenë mbyllur llogaritë e tyre për këtë sezon. Prandaj edhe impenjimin mund të mos e kenë maksimal. Gjithsesi ka kohë që të mendohet për ta, pasi duhet që në këto dy takime që janë me Flamurtari­n e Kamzën, ekipi duhet që të arrijë maksimumin e pikëve", vijoi Beqiri.

BESIMI

Beqiri është prej atyre që beson te skuadra se do t'ia dalë me sukses. Pas ish- goleadorit të mirënjohur Vioresin Sinani, edhe mbrojtësi

i mirënjohur ka besim dhe kërkon që skuadra të mbështetet nga të gjithë. "Unë kam besim te kjo skuadër. Këto djem kanë cilësinë e duhur, por është presioni që po ndikon te ky ekip. Ato kanë vlera dhe do të dinë që t'ia dalin. Kjo skuadër dhe këto djem duhet që të mbështeten nga të gjithë në këto momente. Në këto takime, nuk i vlen askujt, vetëm kundërshta­rëve tanë, që të jepen kritika dhe skuadra të vihet nën presion", mbylli deklaratën e tij, ish-futbollist­i i mirënjohur shkodran, Elvin Beqiri.

 ??  ?? Elvin Beqiri, ish-kapiteni i Vllaznisë
Elvin Beqiri, ish-kapiteni i Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania