Panorama Sport (Albania)

Titulli dhe rënia, Elbasani në 14 vite

Daja, Josa, Alimehmeti etj., ja kush janë trajnerët që kanë drejtuar verdheblut­ë

- VLADIMIR MEMA

Duken të largëta ko hët kur Elbasani i jepte tonin futbollit shqiptar dhe luftonte për titull kampion. Vitet e arta për dy sezone radhazi 2004- 2005 nënkampion dhe 2005-2006 kampion duken të papërsërit­shme, të paktën duke parë situatën në të cilën ndodhet Elbasani tani. Janë ndërruar trajnerë elbasanas, nga rrethe të tjera apo dhe të huaj, por që prej sezonit 2008-2009, kur verdheblut­ë ranë nga Superiorja, nuk kanë ngritur më kokë. "Panorama Sport" u bën një pasqyrë të qartë 14 viteve lavdi dhe dështimi të një klubi tradite, me trajnerët që kanë drejtuar skuadrën përgjatë këtyre viteve, disa në kohë të mira, disa në ditë të vështira. Bëhet fjalë për 12 trajnerë në 14 vite, duke e nisur me të ndjerin Artan Bushati dhe vijuar me atë aktualin, Eriol Merxha. "Shkëlqimi dhe rënia" e Elbasanit, një klubi që brenda një dekade preku majën dhe fundin…

VITET E ARTA - Në krye të klubit të Elbasanit kishte ardhur një nga biznesmenë­t më të njohur të qytetit, Arben Laze, i cili së bashku me Gentian Çërragën dhe të tjerë investuan në klubin e futbollit të Elbasanit. Afrojnë në skuadër trajnerin Artan Bushati, së bashku me disa prej lojtarëve më të mirë të futbollit shqiptar. Në vitin e parë të investimev­e të mëdha, në sezonin 2004- 2005, nuk ia dalin të shpallen kampionë, por nënkampion­ë. Megjithatë, rruga drejt titullit ishte projektuar, pasi vitin e ardhshëm me trajner Ilir Dajën, shpallen kampionë të Superiores. Për herë të dytë në histori pas atij të sezonit 19831984, titulli kampion shkonte në Elbasan. Festimi i titullit në rrugët e qytetit mbahet mend ende nga të gjithë, duke imituar Realin e Barcelonën, me një autobus të hapur me lojtarët mbi të. Këto ishin dy vitet e arta të klubit të Elbasanit për të nisur më pas një rënie të lirë.

SKUADËR KONSTANTE - Edhe pse në vitet pasardhëse Elbasani nuk pretendont­e më për titullin kampion, ishte një ekip deri diku konstant në Superiore dhe shpresonte Europën. Për afro tri vite, nga 2006 deri në dhjetor të 2009, Elbasani ishte një skuadër e nivelit mesatar. Gjatë këtyre viteve, skuadra u drejtua nga Luan Deliu për gjysmësezo­ni, Edmond Gëzdari pak javë, Ilirjan File pak muaj, Krenar Alimehmeti një sezon, Mirel Josa për një gjysmësezo­ni dhe Ramadan Shehu për pak muaj. Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve tregonte për një klub që do të niste tatëpjetën, pasi gjërat jo gjithnjë shkonin ashtu si duhej. Megjithatë, për aq kohë sa militonte ende në elitë, edhe luhatjet e rezultatev­e mund të pranoheshi­n. Por, në 2009- ën ekipi bie në Kategorinë e Parë. Ky ishte një nga vitet më të errëta, i cili ka lënë pasoja në klub edhe tani.

GODITJA - Mund të mos pretendont­e titullin, por nuk rrezikonte as rënien. Të paktën, kështu ndodhi për disa vite, teksa në dhjetorin e vitit 2008, presidenti i Elbasanit, Arben Laze, pati probleme me drejtësinë dhe u shkëput për një kohë nga drejtimi i klubit. Këtë sezon ndodh edhe një gjë e pabesueshm­e deri në ato momente, Elbasani bie në Kategorinë e Parë. Edhe pse në skuadër u rikthyen disa nga ish-kampionët e 2006-ës, si: Dede, Bejzade dhe të tjerë, Elbasani nuk ia del dot që të mbijetojë. U përjetua si një "shok" nga të gjithë, por tanimë ishte një realitet i hidhur dhe duhet ta pranonin të gjithë. Përpos kësaj, në klub akumulohen edhe shumë borxhe, të cilat janë mbartur edhe në edicionet pasardhëse, duke u bërë barrë për klubin gjatë këtyre viteve. Një kolpo e madhe në sezonin 2008-2009, por përpara krizës së ditëve të sotme nuk duket asgjë.

KRIZA - Pas rënies në Kategorinë e Parë në vitin 2009, Elbasani ia del që të rikthehet në Superiore menjëherë, nën drejtimin e Muharrem Dostit për një gjysmësezo­ni dhe përfundimi­n me Krenar Alimehmeti­n. Mirëpo, elita zgjat sërish një vit dhe verdheblut­ë zbresin sërish në të Parën. Me probleme të shumta financiare, ekipin e drejton Ilirjan File për tri sezone, duke ia dalë që ta rikthejë atë në elitë në vitin 2014, por dorëhiqet pas pak ndeshjesh. Drejtimin e merr Muharrem Dosti, por me një skuadër të tillë e ka të pamundur të mbajë në elitë Elbasanin. Vite të tëra në kategori inferiore, për të ardhur në sezonin aktual, ku verdheblut­ë luajnë në Kategorinë e Dytë dhe ekipi drejtohet nga Eriol Merxha. Gjasat janë që të ngrihen të paktën në të Parën, por e ardhmja duket ende e zymtë dhe shumë, por shumë larg viteve të arta…

RIKTHIMI - Me ngjitjen në Kategorinë e Parë, në Elbasan shpresojnë që të stabilizoh­et edhe situata e klubit. Anglezët kanë edhe pak kohë për të shlyer aksionerët, në të kundërt kontrata do të prishet. Nga ana tjetër, në dyert e aksionerëv­e po fillojnë të afrohen investitor­ë të tjerë, me dëshirën për të ringritur klubin e Elbasanit. Rikthimi në kohët e vjetra dhe të bukura duket i vështirë, por në Elbasan shpresojnë se rikthimi në Kategorinë e Parë do të sjellë edhe interesin për të investuar në Elbasan. Mbetet për t'u parë, por në Elbasan pritet një verë shumë e nxehtë për rimëkëmbje­n e klubit.

 ??  ?? Kur Elbasani festonte në vitin 2006 titullin kampion me autobus të hapur
Kur Elbasani festonte në vitin 2006 titullin kampion me autobus të hapur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania