Panorama Sport (Albania)

Alison: Salah si Mesi, por unë e di si ndalet

"Kam një pakt me Zotin, po ia dolëm do kem një surprizë"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Eardhmja është për të gjithë një tokë e huaj. Dhe ky ligj i jetës vlen edhe për portierin e Romës, Alison Ramses Beker. Braziliani i Romës do të ketë një duel special me Momo Salahun sot në "Olimpico" dhe ai shpreson ta ndalë egjiptiani­n.

Historia quhet Liverpul. Pyetje e thjeshtë: Si ndalet Salah?

Është e vështirë. Ka talent të lindur dhe tani ka edhe një vetëbesim të pabesueshë­m. Por mund ta ndalim duke luajtur si skuadër. Liverpuli, nga ana tjetër ka cilësi kolektive. Janë të këqij, të djallëzuar, të shpejtë. Mendoni Firminon. Është fenomenal. Nuk të jep pika referimi dhe kjo është shumë bezdisëse për kundërshta­rin. Prandaj do duhet një punë në skuadër dhe jo vetëm në mbrojtje.

Në këtë moment, Salah tremb si Mesi?

Mesi është futbollist­i më i fortë kundër të cilit kam luajtur, por tani Momo është i frikshëm po aq sa argjentina­si. Me sezonin që po bën mund të konkurrojë për "Topin e Artë", ose të paktën të hyjë në treshen e parë, edhe pse llogaritë do bëhen pas finales së Champions-it, e mbi të gjitha pas Botërorit.

Çfarë ndjesish përjetuat kur rezultati ishte 5-0?

Një nga më të këqijat e karrierës time. Kisha mbi vete ndjenjën e pafuqisë. Isha keq dy ditë. Për fat, futbolli të jep menjëherë një shans dhe ndaj Kievos shkoi mirë.

Përse ajo shembje në Liverpul?

E nisëm mirë, por pas golit të parë u goditëm keq psikologji­kisht dhe fizikisht. Nuk arritëm t'i ndalnim më. Ndoshta sistemi i lojës ndihmoi. Ndoshta një skemë tjetër mund ta kishte ndihmuar skuadrën. Por, ajo që përcakton gjithçka është sjellja. Në fushë duhet të vrapojmë dhe të jemi të kujdesshëm. Për fat kemi shënuar dy gola.

Çfarë përqindje i jepni Romës për të shkuar në finale?

Ne e njohim forcën tonë të vërtetë, e dimë që është tifozëria,

lojtar i 12- të. Kemi mundur Barcelonën 3-0. Dhe e gjitha kjo na jep besim. Kemi 50 për qind mundësi për të shkuar në finale.

Nga Reali te Liverpuli, emri juaj është lidhur me klubet më të mëdha. Por tani thuhet se Roma, edhe falë të ardhurave që ka siguruar nga Champions- i, nuk ka nevojë më të shesë. Ka të paktën 50 për qind që të qëndroni në Romë?

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është logjike që interesi i tyre të më jap kënaqësi.

Më të fortë vëllezërit Beker apo Donaruma?

Unë vë bast për Bekerat, por do ishte një sfidë e bukur.

Nëse shkoni në Kiev, çfarë jeni të gatshëm të bëni? Ndonjë tatuazh apo ndonjë mbrëmje "alla" Naingolan?

Jo, asgjë nga këto. Unë kam një pakt me Zotin, një ëndërr të madhe për të realizuar. Nuk e di askush. Le të themi vetëm që bëhet fjalë për bamirësi.

 ??  ?? Salah feston me shokët çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Angli, votuar nga gazetarët sportivë. Egjiptiani la pas De Brujnen me vetëm 20 vota
Salah feston me shokët çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Angli, votuar nga gazetarët sportivë. Egjiptiani la pas De Brujnen me vetëm 20 vota
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania