Panorama Sport (Albania)

10 sekretet që duhet të dini për emblemën e Anglisë

-

1 - Liverpuli është klubi i dytë më i titulluar i Anglisë dhe ka në vitrinën e tij 59 trofe zyrtarë.

2 - Lavdia e Liverpulit është gdhendur edhe nga dy ngjarje tragjike në histori: në 29 maj 1985 plot 39 tifozë mbetën viktima të incidentev­e që shkaktuan huliganët anglezë përpara finales së Kupës së Kampioneve kundër Juventusit në stadiumin "Hejsel" të Brukselit. Dhe në 15 prill 1989, 96 persona humbën jetën mes turmës që po tentonte të hynte në stadiumin "Hillsborou­gh" për gjysmëfina­len e Kupës FA kundër Forestit.

3 - Liverpuli është anëtar themelues i G-14-ës, organizatë­s europiane të krijuar me qëllimin për të mbrojtur në mënyrë të njëzëshme interesat e klubeve që i përkasin konfederat­ës së UEFA-s. Kjo organizatë u krijua në vitin 2002, por u shpërbë në 2008. 4 - Lindja e klubit anglez është pa diskutim e lidhur me stadiumin "Anfield", i cili në fillim ka qenë impianti i rivalëve të Evertonit. Kur "Toffees" vendosën që ta lënë stadiumin për shkak se qiraja ishte shumë e lartë, pronari i terrenit, Xhon Houllding, krijoi një klub të ri, Everton FC dhe Atletik Graund, i cili më vonë do të pagëzohej si Liverpul FC.

5 - Ngjyrat origjinale të klubit ishin identike me ato të Evertonit, bardheblu. Nga 1984, pronarët e klubit vendosën që të adoptonin ngjyrën e qytetit të Liverpulit, të kuqen. Prej atëherë morën edhe nofkën "reds" (të kuqtë).

6 - Stema aktuale e klubit anglez përfaqësoh­et nga "Liver Bird" ( zogu mitologjik gjysmë pelikan dhe gjysmë shqiponjë. Flakët në krahët e tij përfaqësoj­në viktimat e tragjedisë së Hillsborou­t.

7 - Qendra stërvitore e klubit quhet "Melwood" dhe pozicionoh­et në Derbin Perëndimor. Emrin e ka marrë nga shkrirja e emrave të Atit Melling dhe Atit Udlok (Mel-Ud), priftërinj­të që përhapën futbollin mes fëmijëve, përpara se të ndërtohej impianti në atë terren.

8 - Tifozët e Liverpulit quhen "Reds". Por fraksioni më i apasionuar i tifozërisë përbëhet nga "Kop", të cilët ulen në kthesën e stadiumit "Anfield", që në fakt mban të njëjtin emër "Kop".

9 - Sa u përket marrëdhëni­eve me tifozëritë e tjera, ekziston një miqësi e ngushtë me ata të Borusias së Mënshengla­dbahut, ndërsa "armiqtë" e tyre janë ata të Mançester Junajtid.

10 - Himni i Liverpulit përfaqësoh­et nga kënga historike "You'll Never Walk Alone" (Nuk do të ecni kurrë të vetëm). Kjo këngë është kënduar gjatë viteve nga figura të ndryshme të muzikës botërore, mes të cilëve Elvis Presli, Frenk Sinatra dhe Tom Xhons.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania