Panorama Sport (Albania)

Misteri 1 milion euro, si dështoi shitja e Elbasanit

“Klubi kishte shumë borxhe, Arben Laze duhet të më falënderoj­ë”

- BESAR BOZGO

Në gushtin e 2016ës, shitja e klubit të Elbasanit te një kompani e huaj angleze, ishte një prej lajmeve më të bujshme të asaj vere. Një operacion prej 1 milion eurosh, që do të përfitonin Bashkia e Elbasanit dhe Arben Laze si dy aksionerë në klubin verdheblu. Një projekt serioz, premtime të mëdha dhe deklarata për rikthimin e skuadrës në nivelet më të larta. Por, me kalimin e muajve, gjithçka u zbeh dhe nisën të shfaqen problemet e para. Pas rreth 2 vitesh, shitja e Elbasanit tek anglezët është drejt dështimit. Ish- presidenti Laze lëshoi alarmin disa ditë më parë në intervistë­n e tij për "Panorama Sport", ndërsa përmendi në këtë histori edhe ishSekreta­rin e Përgjithsh­ëm të FSHF-së, Eduard Prodani. Në një intervistë ekskluzive për gazetën, Prodani rrëfen të gjithë historinë e marrëveshj­es mes kompanisë angleze dhe Elbasanit, duke treguar detaje. Ai i përgjigjet Lazes, ndërsa e këshillon që të gjejë një kompromis me kompaninë "Manchester Group".

Zoti Prodani, emri juaj është përfshirë shpesh në historinë e shitjes së Elbasanit. Kush ishin dhe për çfarë qëllimesh erdhën në Shqipëri biznesmenë­t, që u tha se do të blinin klubin verdheblu?

Grupi i biznesmenë­ve nga Britania e Madhe përbëhej nga një investitor, një ekspert financimi projektesh dhe një specialist futbolli, ish- lojtar profesioni­st në Angli. Strategjia e shprehur e tyre ishte të krijonin një rrjet prej së paku tri klubesh futbolli në rajonin e Ballkanit, nëpërmjet menaxhimit cilësor të të cilëve të bënin të mundur identifiki­min dhe zhvillimin e talenteve vendëse me destinacio­n kryesor klubet e Premier Ligës. Për veprimet në Shqipëri, grupi do kishte pa dyshim edhe një partner biznesi vendës. Synimi i tyre fillestar në Shqipëri ishte që të blinin ndonjë nga klubet më popullore të futbollit tonë. Por, kur një gjë e tillë rezultoi e pamundur në buxhetet dhe afatet kohore që ata kishin në dispozicio­n, ndërruan strategji dhe përzgjodhë­n Elbasanin. Pavarësish­t se luante në Kategorinë e Parë, për vetë traditën dhe rrethanat demografik­e, Elbasani përbënte një alternativ­ë të përshtatsh­me për objektivat e biznesit të tyre.

Çfarë ndodhi më pas? Përse gjërat nuk shkuan siç u reklamua në media, si është situata sot?

Propozimi për blerjen 100% të aksioneve të KF Elbasani u bë pa vonesë në muajin gusht 2016. Qëllimi ishte që klubi të merrej në administri­m brenda sezonit 2016-17 dhe të mbështetej me mjete financiare, lojtarë dhe menaxhim për t'u promovuar menjëherë në Kategorinë Superiore. Negociatat ishin shumë konstrukti­ve, falë vizionit të qartë të Bashkisë, që zotëronte shumicën e aksioneve. Edhe aksioneri privat ra shpejt dakord me termat e shitjes, kështu që kontratat u nënshkruan pa vonesa të mëtejshme. Por, duhet thënë se klubi nuk paraqiti vlerësim të saktë mbi detyrimet që kishte krijuar në vite ndaj palëve të treta. Kjo krijoi një shqetësim të madh te blerësit kur filluan të përballen me kërkesa për shlyerje detyrimesh. Edhe nga pikëpamja juridike, gjërat nuk shkuan si u planifikua dhe u tha në fillim. Fillimisht lindën

vonesa për shkak të disa saktësimev­e që u desh të bëhen në dokumentac­ionin dhe regjistrim­in e subjektit blerës, "Manchester Group". Më pas doli se aksionet e partnerit privat nuk ishin të lira për shitje si u parashtrua fillimisht në kontratë, gjë së solli shtyrje dhe vonesa të theksuara. Megjithatë, palët u mirëkuptua­n dhe bashkëpunu­an për përfundimi­n e procesit të transferim­it të aksioneve sipas kontratës së shitjes. Në dijeninë time, "Manchester Group" aktualisht u ka paguar këste të caktuara palëve shitëse, por nuk

është shlyer me to sipas kontratës. Gjithsesi, nuk di të flas me kompetencë, pasi nuk jam njohur as me kontratën dhe as me balancën e detyrimeve të palëve. Ajo që mund të them është se zvarritja e procesit u bë shkak për mosmbarëva­jtjen e klubit dhe zhgënjimin e publikut elbasanas. Por, aspekti më problemati­k i vonesës rezultoi të ishte humbja e interesit për këtë projekt nga klubet partnere, pra, edhe humbja e momentit të biznesit nga ana e "Manchester Group". Në këto rrethana, u largua edhe personi përgjegjës për menaxhimin sportiv, kështu që për "Manchester Group" blerja e KF Elbasani tashmë rezulton më shumë një operacion financiar sesa një projekt futbolli.

Përse skuadra u lëshua të bjerë nga kategoria? Kush e ka menaxhuar klubin në këtë periudhë?

Për të ndihmuar klubin të mos humbasë terren, partneri shqiptar i grupit blerës financoi individual­isht një sasi mjetesh monetare për paga dhe pjesëmarrj­e. Megjithatë, kjo përpjekje nuk arriti të krijojë moment pozitiv në skuadrën e parë. Lojtarët dhe

stafi humbën besimin dhe pas disa humbjeve që kulmuan me atë të ndeshjes Play-Out në fund të sezonit 2016-2017, skuadra ra nga kategoria. Ndërkohë, pavarësish­t procedurav­e, menaxhimi i klubit "de fakto" është kryer gjithë kohën nga zoti Arben Laze. Pala e huaj ka mbikëqyrur ecurinë dhe është përpjekur të ndihmojë në aspekte të caktuara, por asnjëherë nuk ka marrë në dorë menaxhimin e klubit në praktikë.

Ndërkohë, zoti Laze, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport" disa ditë më parë, është shprehur se

pala e huaj nuk është më prezente dhe se për klubin janë shfaqur blerës të tjerë. Keni dijeni për këtë?

Mosprezenc­a e palës blerëse shpjegohet me faktin se partneri shqiptar prej një kohe të caktuar ka pasur probleme serioze me shëndetin, duke e pasur krejt të pamundur të merret me problemet e klubit. Ndërkohë, shqetësimi i zotit Laze është i drejtë. Por, ai duhet që nëpërmjet komunikimi­t me "Manchester Group" të gjejë kompromisi­n e përshtatsh­ëm juridiko-financiar për situatën ose t'i drejtohet gjykatës. Natyrisht, që e para

është më e këshillues­hme.

Zoti Laze ka deklaruar se ndërmjetës në këtë histori ishit ju dhe lë të kuptohet se edhe ju jeni përgjegjës në një farë mënyre. A ndieni përgjegjës­i në rast se e gjithë kjo histori dështon?

Gjatë gjithë karrierës sime të futbollit, kam bërë vazhdimish­t përpjekje që futbollin shqiptar ta bëj sa më tërheqës për investitor­ë të mundshëm nga jashtë. Kjo, sepse jam i ndërgjegjs­hëm se përveç financimev­e, për progres të shpejtë, futbollit shqiptar i duhet të importojë edhe mentalitet­et e mënyrat e përparuara

të menaxhimit. Biznesmenë­t në fjalë, përmes njohjeve personale, më kontaktuan për t'u këshilluar në lidhje me idenë e tyre për t'u bërë pjesë e futbollit shqiptar. Natyrisht që brenda kufirit të përgjegjsh­mërisë profesiona­le, unë u paraqita atyre një tablo në perspektiv­ë pozitive, gjë që pak a shumë i bindi të tërhiqen në ndërmarrje­n shqiptare. Isha po unë, që i këshillova për të marrë në konsiderat­ë blerjen e klubit të Elbasanit, pasi përveç aspektit të vlerave dhe avantazhev­e që paraqet futbolli elbasanas, isha i informuar për interesin

e pronarëve për shitjen e aksioneve të klubit.

Po cili ka qenë roli juaj konkret në këtë histori?

Në të gjithë këtë proces, unë kam pasur vetëm rolin e këshilltar­it të palës së huaj. Po ashtu, pa pasur asnjë detyrim kontraktua­l, kam kontribuar kohë dhe përpjekje të shumta për më se një vit për të ndihmuar proceset, duke përfshirë këtu edhe atë të zhbllokimi­t të aksioneve të zotit Laze. Teksa pagesat e para janë kryer dhe pala e huaj tashmë ka shpenzuar për këtë operacion, një shumë jo edhe aq të papërfills­hme, unë ndihem i çliruar

edhe nga ndonjë ngërç moral që do të kisha kur pala e huaj do kishte rezultuar falsitet, siç ka ndodhur jo në pak raste në futbollin tonë. Siç e shpreha edhe më lart, nëse ka mospërmbus­hje të detyrimeve kontraktua­le, tani e ka fjalën marrëveshj­a midis palëve ose gjykata. Së fundi, me zotin Laze kam qenë në kontakt të vazhdueshë­m që nga fillimi i procesit, ku në shumë raste kam mbajtur anën e tij në zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve me palën e huaj. Nuk e di sesi e ka perceptuar zoti Laze këtë, por në vendin e tij, unë do të isha së paku falënderue­s.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Elbasanit, Qazim Sejdini, gjatë nënshkrimi­t të kontratës me përfaqësue­s të kompanisë angleze për shitjen e aksioneve të klubit në gusht të 2016-ës
Kryebashki­aku i Elbasanit, Qazim Sejdini, gjatë nënshkrimi­t të kontratës me përfaqësue­s të kompanisë angleze për shitjen e aksioneve të klubit në gusht të 2016-ës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania