Panorama Sport (Albania)

Rinovimi i ekipit, Bajerni 100 mln euro për Dibalën

Skuadra do të rinovohet, Kovaç ka bërë gati listën e largimeve dhe atyre që qëndrojnë

-

Drejtuesit bavarezë po përgatiten për sezonin e ardhshëm pas dështimit në Champions ndaj Realit. Skuadra ka nevojë për lojtarë të rinj për të ndërruar imazhin. Goditja e madhe pritet të bëhet në Torino ku bavarezët, sipas disa zërave, po përgatiten të paraqesin një ofertë prej 100 milionë eurosh për argjentina­sin Paulo Dibala. Lojtari duket se nuk është më në planet e trajnerit Alegri, që në ndeshjet e fundit ka preferuar të aktivizojë Manxukiçin përpara tij. Hënes dhe Rumenige e pëlqejnë sulmuesin dhe duan ta bëjnë për vete. Por Bajerni duket se do të jetë ndryshe nën drejtimin e Niko Kovaç, trajneri kroat do të kërkojë nga drejtuesit disa largime dhe afrime.

MBROJTA- Në repartin defensiv nuk do të ketë shumë ndryshime, duke filluar nga porta pritet të konfirmohe­n Nojer dhe Ulraish. Joshua Kimish dhe Mats Humels do të jenë shtylla e repartit. Boateng dhe Alaba priten të konfirmohe­n sepse të dy kanë shprehur dëshirën për t'u larguar nga Bajerni. Rafinja duket se mund të qëndrojë edhe për një sezon. Zyle është i konfirmuar së bashku me Lukas Mai, talentin nga akademia bavareze.

MESFUSHA- Është reparti më i mbipopullu­ar në skuadër. Vidal, Rudy, Hames, Martinez, Tiago, Toliso. Të sigurt për momentin janë vetëm kolumbiani dhe spanjolli. Toliso gjithashtu. Me ardhjen e Goreckës nga Shalke do të ketë shumë pak vend për Vidal, që është operuar në javët e fundit. Kiliani ka në disfavor moshën e madhe. Rudy pritet të shitet brenda Gjermanisë, por nuk përjashtoh­et edhe një largim jashtë vendit nëse vjen një ofertë e mirë. Martinez është në udhëkryq dhe mund të rikthehet në vendlindje. Sulmi- Levandovsk­i rrezikon të largohet nga klubi, kjo dhe për formën e dobët të shfaqur në dy ndeshjet e Champions-it ndaj Realit. Polaku mund të përfundojë në Madrid, ashtu siç është përfolur shumë në këto 4 muajt e fundit. Myler është i konfirmuar, së bashku me Roben dhe Riberinë që nuk priten të largohen, pasi u është dhënë fjala nga drejtuesit për një rinovim edhe për një sezon në Mynih. Ndërkohë, pritet të vijë Gnarbi i huazuar te Hofenhaimi dhe gjithashtu blerja e re, zëvendësue­si i Levandovsk­it. Vagner pritet të rikthehet në Hofehaim. Koman do të luajë aty ku e la përpara se të pësonte dëmtimin, në krahun e majtë të sulmit, dhe pse mund të kemi një kalim në të djathtin për t'i lën vend Gnarbit. Merkato ende s'ka filluar, por në Mynih po projektohe­t një Bajern fitues dhe konkurrues për të gjitha kompeticio­net. Skuadra duhet të rikthehet në majat e Europës dhe kjo fillon nga korriku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania