Panorama Sport (Albania)

Çani me probleme në qafë, s’pritet titullar ndaj Teutës

-

Java stërvitore për Teutën është shoqëruar me probleme dëmtimesh te Partizani. Fillimisht, probleme shfaqën Batha dhe Asani, më pas iu shtua edhe Çani. Batha u rikuperua i pari, pasi i mjaftoi vetëm një ditë pushim, ndërsa Jasir Asani u përgatit i diferencua­r vetëm dy ditë. Edgar Çani u ankua fillimisht për një lodhje muskulore dhe u përgatit i diferencua­r të martën. Të mërkurën iu bashkua grupit, por dje ai sërish ka qenë larg tij. Mungesa e djeshme e lojtarit u justifikua për një problem në qafë, sëmundje e cila ka prekur më parë edhe Egzon Belicën dhe Alban Hoxhën. Çani dje ka qenë pushim, duke mos u përgatitur me ekipin. Duke ditur programin që ka ndjekur gjatë kësaj jave, ndonëse sot pritet të jetë me grupin, me shumë mundësi ish-sulmuesi i Kombëtares nuk do të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës. Për këtë takim rikthehet Gerhard Progni, i cili ishte i pezulluar ndaj Lushnjës për efekt kartonësh. FORMACIONI I MUNDSHËM - Trajneri Klevis Dalipi është munduar gjatë kësaj jave që të largojë presionin e rezultatev­e të javëve të fundit nga ekipi, në mënyrë që ndaj Teutës lojtarët të reflektojn­ë dhe të kthehen te rezultatet pozitive. Për këtë takim pritet që të ketë ndryshime në formacion, kryesisht në fazën sulmuese, që përkojnë me rikthimin e Prognit dhe me pamundësin­ë e Edgar Çanit. Me shumë mundësi edhe ndaj Teutës, Trashi sot do të luajë si mbrojtës i majtë. Ndërsa Ibrahimi pritet në të djathtë dhe Belica me Gojkoviç në qendër. Për qendrën e mesfushë, tre lojtarë luftojnë për dy vende, ku një mes Bathës, Telushit dhe Malës pritet ta nisë nga stoli. Gjasat janë që këtë fat ta ketë i riu Mala, gjithsesi, kjo vendoset sot. Faza sulmuese pritet të përbehet nga Abdurrahim­i në majë të sulmit, i cili nga prapa do të ketë Prognin në qendër dhe Asanin me Bardhin në krahë. Ky është pak a shumë një formacion i mundshëm, që stafi ka praktikuar gjatë seancave të fundit. Por, referuar së shkuarës, trajneri Dalipi i përzien shpesh kartat gjatë seancave javore dhe formacioni­n e vendos pikërisht në seancën e fundit, e cila kryhet duke zbatuar skemat dhe udhëzimet precize për ndeshjen e radhës. Përpos ndryshimev­e që mund të ndodhin në mbyllje të përgatitje­ve, gjasat janë që ndaj Teutës, Edgar Çani ta nisë nga stoli, kjo mbase bazuar nga përgatitje­t e tij javore, por edhe paraqitja në ndeshjet e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania