Panorama Sport (Albania)

Çyrbja: Nuk lejohen gabime, Teutës i duhen pikë

I durrsakëve shpreson në një rezultat pozitiv në transfertë­n ndaj Partizanit

-

Teuta kërkon të kthehet me rezultat pozitiv nga "Selman Stërmasi", ndonëse përballë kanë një kundërshta­r të "uritur" për pikë si Partizani. Kapiteni Arbër Çyrbja, një nga lojtarët më të spikatur të Kategorisë Superiore dhe që për më tepër ka tërhequr edhe interesin e drejtuesve të Partizanit, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", thotë se Teuta është e detyruar për të marrë më të mirën në ndeshjet e mbetura për të arritur objektivin. "Na pret një ndeshje shumë e fortë, pasi si ne, ashtu edhe Partizani, kemi objektiva për të arritur. Pavarësish­t pozicionit që kanë në klasifikim, ata janë një ekip shumë i fortë, por ne kemi nevojë jetike për rezultat dhe duhet të japim maksimumin për të dalë me pikë. Barazimi mund të konsideroh­et një rezultat pozitiv, por kemi mundësi për më shumë. Shpresoj t'i shkaktojmë humbjen e parë në këtë sezon në përballjet direkte", u shpreh shijakasi, që më pas u ndal te mbijetesa. "Në lojë kanë mbetur edhe 15 pikë dhe gjithçka sa vjen e vështirëso­het, ne duhet të marrim maksimumin nga këto ndeshje, në mënyrë që të sigurojmë mbijetesën, megjithatë është ende herët për të bërë parashikim­e, por për të arritur objektivin që kemi, ne duhet t'i marrim ndeshjet si finale", tha Çyrbja. KALENDARI - Përveç situatës jo të mirë, Teuta ka kundër edhe kalendarin, pasi ndeshet me tre kundërshta­rë tepër të fortë, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson "djemtë e detit". "Nuk ka ndeshje të lehta, nëse Lushnja konsideroh­et ekip i lehtë dhe që ka rënë nga kategoria, një javë më parë barazoi me Partizanin, ndërsa ne na ka mposhtur. Pra, dua të them që duhet impenjim maksimal nga të gjithë, në mënyrë që të arrish rezultate pozitive. Kemi një grup cilësor dhe nëse japim më të mirën në fushë, jam i bindur se mund ta mposhtim Partizanin. Mungesa e tifozëve është plus për ne, pasi Partizani ka ultras të zjarrtë dhe do mundohemi ta shfrytëzoj­më këtë mundësi", ka mbyllur kapiteni. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania