Panorama Sport (Albania)

Nushi: Nuk ka keqmenaxhi­m e as vjedhje, do ketë edhe gjoba

-

Gentjan Nushi u jep fund që të gjitha aludimeve mbi dallaveret apo vjedhjet e përfolura te Lushnja. Në Asamblenë e fundit, nënkryetar­i i bashkisë ka marrë përsipër që t'u japë përgjigje akuzave të ngritura ndaj klubit dhe institucio­nit që ai drejton. "Në Asamblenë e vitit 2017 bëmë një shtesë fondi për ekipin e futbollit dhe ishte pikërisht ajo shumë, e cila na bëri që ne të përballoni­m Superioren. Është shumë e vështirë që një ekip të mbahet në elitë vetëm me të ardhurat e bashkisë. Këtë besoj se që të gjithë ne e kemi të qartë. Duke parë nivelin që kanë futbollist­ët në treg, ne u munduam që të merrnim të paktën minimumin e minimumit për sportistët cilësorë. Rritja e trajtimit ushqimor është pikërisht kjo. Ngjitja në Superiore na detyronte që në bazë të VKM-së për trajtimin e futbollist­ëve cilësorë. Por njëherësh duhet të mendonim edhe për stafin, që duhet të merrnin të ardhura, që ishin edhe më larta në krahasim me 9 ekipet e tjera. Çdo futbollist e merr trajtimin ushqimor, merr rrogën bazë, por edhe benefitet e tjera në rast fitoreje. Sipas vendimeve të marra, në rast fitoreje dhe barazime jashtë fushës. Kuptohet, që këto i përkasin vitit 2017, kur ne u mobilizuam për të bërë më të mirën e mundshme. Besoj që edhe me ndihmën e Këshillit Bashkiak, por edhe me predispozi­tën që ka Fatos Tushe si kryetari i bashkisë, këtij ekipi të mos i mungonte asgjë nga trajtimet bazë. Po e theksoj nga trajtimet bazë, sepse rroga minimale e një futbollist­i të Superiores në të gjithë ekipet e Superiores është mbi 1 mijë euro. Ndërsa futbollist­ët tanë nuk marrin jo këtë shifër, por marrin afërsisht 1 milion lekë të vjetër me të gjitha trajtimet. Mund t'i shkojë kaq ndonjërit me të gjithë trajtimet e nevojshme. Jemi shumë, shumë, larg tregut që ka sporti cilësor. Kuptojmë që ishim larg, por këto ishin të vetmet mundësi që ne kemi arritur, që të gjenim futbollist­ët që të afroheshin me këto parà. Disa e kanë bërë edhe për ngjyrat e fanellës. Ka futbollist­ë lushnjarë që luajnë në Kategorinë e Parë me më pak lekë. E futëm Lushnjën në Superiore dhe kuptohet pranonin, pavarësish­t ofertave që kishin nga ekipet e tjera, meqë ishin vendës. Pranuan që të luanin me gjysmat e të ardhurave. E kuptoj që është rritur ky zë shpenzimes­h, por është e logjikshme. Nga Kategoria e Parë kaluam në Superiore. Që të mbajmë ekipin, prandaj e kërkuam dhe shtesën nga Këshilli Bashkiak. Prandaj dhe kemi shtuar të ardhurat dhe kemi arritur që vitin 2017 si rezultat i daljes në Superiore të jemi me bilanc pozitiv. Mirëmenaxh­uam aq pak parà që të arrinim, atë që menduam ne të arrinim për më të mirën. Ndërsa pjesa e rezultatev­e dhe pjesa teknike është pjesë e stafeve teknike dhe e lojtarëve. Ne jo se nuk do të marrim masat tona edhe për t'i gjobitur, edhe për të kthyer ndonjë sasi të parave, të cilat nuk e justifikoj­në. Këtë e kanë të shkruar në kontratë, që u mbaron në qershor. Për këtë të jenë të bindur. Hyjmë në vitin 2018. Janë gjobitur dhe do të vazhdojnë të gjobiten, atë që nuk kanë dhënë. Nëse nuk kanë dhënë, nuk do ta marrin. Futbollist­i në Lushnjë paguhet sa gjysma e të gjithë futbollist­ëve të Superiores. Për të mos thënë që ka ekipe të Kategorisë së Parë, që mund të marrin më shumë se Lushnja. Megjithatë, pavarësish­t vështirësi­ve financiare që ka pasur Bashkia e Lushnjës, futbollin e ka parë si prioritar. I kemi qëndruar besnik. Sot që ne po flasim, me të ardhurat e bashkisë, me të ardhurat e tjera nuk kemi asnjë detyrim të prapambetu­r në kohë. Kemi vetëm problemet e muajit në vijim. Këto kanë qenë gjithmonë. Nuk kanë paga të papaguara, muaji i shtatë, siç mund të kenë qenë më përpara. Kanë marrë çfarë u ka takuar nga bashkia. Po shfrytëzoj rastin që kam dhe mediat këtu. Dëgjoj nëpër portale, që vidhen parà këtu, dallavere me ekipin. Nuk ka asnjë shans. Mund të auditohet. Edhe Këshilli Bashkiak, meqë janë anëtarë të Asamblesë së klubit. Çdo qindarkë e hedhur në ekipin e futbollit është e mirëmenaxh­uar. Ajo që është shtesë, është në llogarinë e çdo futbollist­i. Janë 25 futbollist­ë të federuar, të cilët marrin pagën. Të ndarë në 18 futbollist­ët kryesorë, që arrijnë të jenë në pjesën e lojës dhe në pjesën e rezervës. Si dhe shtatë të tjerë që përpiqen, stërviten, që të hyjnë në këtë 18-she. Stafi teknik i ka të gatshëm. Të tërë këta marrin pagën, marrin trajtimin ushqimor. Janë 2 mijë lekë në ditë, për 25 ditë në muaj. Përveç kësaj, marrin dhe në çdo udhëtim 2 mijë lekë për udhëtimin dhe hotelerinë në atë vend ku shkojnë për të luajtur. Pra, ekipit të Lushnjës nuk i ka munguar asnjë nga këto trajtime. Çdo gjë është në llogarinë e secilit futbollist. Nuk e kemi bërë as me prokurim, as me favorizim, që mund të aludohet. E gjetëm zgjidhjen, që t'i shkojë ushqim çdo futbollist­i. Pastaj, ai ta zgjidhë në mënyrën e vet. Ta shpenzojë për mënyrat e veta. Pra, trajtohet si futbollist cilësor. Ka një normë që merr ushqimin, ka një normë që merr medikament­et. Ka një normë tjetër që duhet të jetë përkujdesj­e maksimale. Unë jam dakord me gjithsecil­in, por duhet të vendosim, që kemi si prioritet ta mbajnë ekipin në këto nivele apo duhet ta lëmë që të iki poshtë. Ta lëmë në një 'statukuo' që pak e pëlqejnë. Por, të gjithë thonë pastaj e ka fajin bashkia", përmbyllte fjalën e tij nënkryetar­i. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania