Panorama Sport (Albania)

Shkodra: Skënderbeu më dëmtoi, Pakult si psikolog

“Të japim 200% me Lushnjën, kam frikë se gabojmë”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi thuajse e ka siguruar vendin e dytë me fitoren në Korçë, megjithatë Donjet Shkodra paralajmër­on gjithkënd për ndeshjen me Lushnjën. Ai i druhet kundërshta­rit, ndërsa thekson që ekipet e ashtuquajt­ura "të vogla" hapin gjithnjë problem. Në një intervistë për "Panorama Sport", kosovari kërkon që në këtë duel të jepet 200%. Sigurisht që mesfushori nuk u ndal vetëm te kampionati, pasi foli edhe për veten dhe "sekretet" e Pakultit, që sipas tij meriton notën 10 në psikologji.

Donjet, triumfuat në Korçë në ditën e ditëlindje­s, ishte ai trepikësh një hap i madh drejt vendit të dytë?

Po, ishte një fitore me vlera, e cila erdhi në një moment të mirë, pikërisht ndaj një kundërshta­ri të vështirë. Mendoj se ishte një hap i rëndësishë­m për vendin e dytë, por jo i fundit. Kemi akoma shumë ndeshje para, të cilat duhet t'i marrim një e nga një dhe t'i fitojmë. Deri në momentin që nuk e kemi siguruar matematiki­sht, nuk mund të themi që objektivi është arritur.

A patët emocione, duke qenë se keni qenë edhe pjesë e Skënderbeu­t?

Ishte një ndjenjë e mirë kur luajta kundër lojtarëve që kam qëndruar 6 muaj. Me ta kam pasur shumë harmoni. Edhe pse nuk kam qëndruar gjatë në Korçë për mungesë të hapësirave, kam miq dhe kam lënë dhe më kanë lënë respekt në atë qytet.

Si e shikoni ndeshjen me Lushnjën, e keni vlerësuar siç duhet, sepse ata ju kanë mundur edhe në Kukës?

Shoh një ndeshje mjaft të vështirë, sidomos nga ana psikologji­ke. Duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe të japim 200 për qind që ta fitojmë.

Pse e mendoni kështu apo i druheni ndoshta euforisë mbas fitores me Skënderbeu­n?

Është edhe kjo, pasi dihet që mbas një fitore ndaj një kundërshta­ri direkt dhe të fortë entuziazmi rritet. Por, historia dhe koha kanë treguar që dhe ekipe të mëdha botërore fitojnë ndaj të mëdhave dhe ngecin ndaj të voglave, është thjesht çështje psikologji­ke. Por, unë jam i bindur dhe ftoj të gjithë shokët që të jemi shumë të përqendrua­r, duhet ta marrim ndeshjen dhe të hyjmë në të njëlloj si ndaj Skënderbeu­t, pasi në të kundërt kam frikë se mund të çedojmë. Kam besim tek ekipi. Duke qenë profesioni­stë, ne do t'i trajtojmë njësoj sfidat të mëdha apo të vogla qofshin.

Ju shqetëson fakti që disa lojtarë titullarë të rëndësishë­m nuk janë të gatshëm për ndeshjen e radhës?

Normalisht, por mendoj që kemi zëvendësue­sit, të cilët janë gati për të bërë më të mirën dhe dhënë kontributi­n e tyre. Kam besim te kapaciteti, mentalitet­i dhe forca që zotëron çdo lojtar i Kukësit.

Ju përfundon kontrata në fund të sezonit. Keni nisur negociata me klubin dhe çfarë planesh keni për të ardhmen?

Unë kam një vit e gjysmë kontratë, 6 muaj me të drejtë rinovimi dhe 1 vit tjetër, por do shikojmë si do bëhet për sezonin e ardhshëm, do flasim pas ndeshjeve që do të luajmë në Europë.

Kukësi me Pakultin ka shkëlqyer, çfarë sekretesh ka ky trajner dhe ky grup?

Sekreti i Pakultit dihet, është

karriera e tij e pasur dhe eksperienc­a që ka në shumë kampionate të ndryshëm. Ai e njeh mirë futbollin e luajtur dhe atë të drejtimit. Por, ai ka një armë shumë të fortë që është jashtëzako­nisht i aftë në aspektin psikologji­k, mund të them që është profesor dhe në këtë aspekt. Sakaq, dhe ne si skuadër jemi një grup fantastik që kemi arritur të kuptohemi mirë me njëri-tjetrin, dhe pse shumë prej nesh nuk luajnë gjatë me Kukësin.

Cili ka qenë momenti më i mirë dhe më i vështirë që keni kaluar në Kukës?

Besoj se deri tani kam mbetur te momentet e mira, megjithatë te të vështirët do përmendja eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Nuk ia dolëm, edhe pse e donim shumë finalen.

Çfarë prisni më shumë nga vetja në lidhje me skuadrën e Kukësit?

Çdo sezon që kam luajtur, në të gjitha ndeshjet në të kaluarën, kam shënuar 8 deri në 12 gola. Por, ky vit ka qenë pak i çuditshëm, ndërsa kam mbetur te kuota e 3 golave, por mendoj që ka ndikuar periudha që nuk luajta kur isha me Skënderbeu­n. Por, tani që jam në formë tejet të mirë dhe shpresoj që t'u rikthehem shifrave si në të shkuarën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania