Panorama Sport (Albania)

Vllaznia B ndal bojkotin, arrihet akordi për pagat

Lojtarët marrin garanci nga administra­tori Gjyrezi për t'u shlyer

-

Zhurma e krijuar ditët e fundit në lidhje me Vllazninë B dhe bojkotimin e stërvitjes nga futbollist­ët e saj ka marrë fund ditën e djeshme. Gjatë paradites, një pjesë e mirë e lojtarëve kanë qenë në stërvitje, ndërkohë që më pas ata i janë drejtuar zyrave të klubit Vllaznia ku, siç dihet, ishte programuar një takim me administra­torin Astrit Gjyrezi. Mes palëve mësohet se është arritur marrëveshj­a dhe çdo gjë tashmë i është kthyer normalitet­it. Kjo gjë është pranuar edhe nga mesfushori i kësaj skuadre, Suad Bega, në një prononcim të dhënë për mediat, menjëherë pas daljes nga zyrat e klubit. Ai tha se Gjyrezi u ka premtuar në takim që do të marrin pagat e prapambetu­ra. Ndërkohë, sipas tij, kjo ndërprerje e stërvitjes nuk do të ndikojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës. AKORDI - "Takimi i zhvilluar me administra­torin e klubit besoj se ia arriti qëllimit. Ai na premtoi se po bëhet çmos për likuidimin e pagave të prapambetu­ra sa më shpejt të jetë e mundur. Në këto kushte, pasi kemi marrë edhe sqarimet e duhura, kemi vendosur që t'i rikthehemi stërvitjes dhe nga nesër të gjithë futbollist­ët do të jenë në fushë. Nuk besoj se stërvitja jo e plotë gjatë këtyre ditëve do të ndikojë në formën tonë, sepse ne jemi profesioni­stë dhe do të japim më të mirën në fushë të shtunën ndaj Tërbunit. Vllaznia B është e vendosur për ta fituar këtë ndeshje dhe besoj se do ia dalim", u shpreh Bega në prononcimi­n e tij për mediat pas takimit të djeshëm. Ekipi, ndërkohë, pasdite ka zhvilluar edhe një seancë të dytë, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë futbollist­ët. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania