Panorama Sport (Albania)

Latifi drejt largimit nga Hungaria, u “gropos” nga një finte e gabuar

Trajneri nuk e do më në skuadër, gaboi në një ndeshje të rëndësishm­e

-

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Liridon Latifit në skuadrën hungareze të Pushkash Akademi. U transferua me shumë bujë, por në fakt nuk arriti të linte gjurmë dhe të mbante të njëjtin ritëm si në skuadrën e Skënderbeu­t. Në fund të këtij sezoni, me shumë mundësi ai do të kërkojë një tjetër ekip, për aq kohë sa Akademinë Pushkash do ta drejtojë trajneri Atila Pinter. Ai ka thënë se në ekipin hungarez nuk ka vend për të dy, prandaj gjasat janë që në këtë luftë verbale duhet tërhiqet mesfushori i Kombëtares shqiptare. PRAPASKENA

Krisja mes palëve daton afërsisht një muaj më parë, kur Liridon Latifi tërboi trajnerin e tij dhe mbi të gjitha ishte fajtori për barazimin e një ndeshjeje, të cilën Akademia Pushkash po e fitonte. Në datën 14 prill, skuadra e tij po luante me Honvendin, i cili ishte një rival direkt për zonën europiane. Latifi atë ndeshje e nisi nga stoli dhe u hodh në fushë nga trajneri i tij për të dhënë kontribut në menaxhimin e rezultatit 1-0. Por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Trajneri Pinter mendon se është pikërisht shqiptari arsyeja pse e humbi atë ndeshje. Latifi kishte detyrë që të mbante lart skuadrën e tij dhe të kombinonte për ta goditur kundërshta­rin me kundërsulm, ndërkohë që ndodhi krejt e kundërta. Shqiptari nuk e kapi dot ritmin e ndeshjes dhe për më tepër bëri një gabim në afërsi të zonës së tij. Nga ky aksion erdhi edhe goli i barazimit për skuadrën e Honvendit dhe trajneri u rebelua. Në atë kohë tha se dikush po bënte sipas qejfit të tij dhe nuk po zbatonte

urdhrat në fushën e lojës. Ai episod në fundin e ndeshjes duket se vulosi fatin për të ardhmen e Latifit. Ai është aktivizuar në 11 ndeshje të kampionati­t, por vetëm 3 herë si titullar. Latifi nuk ka shënuar ende asnjë gol me skuadrën e tij të re në Hungari.

 ??  ??
 ??  ?? Liridon Latifi
Liridon Latifi
 ??  ?? Atila Pinter, trajneri i Akademia Pushkash
Atila Pinter, trajneri i Akademia Pushkash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania