Panorama Sport (Albania)

Precedenti i vetëm në 2008-2009-ën

-

Marsejë- Atletiko Madrid është një finale pa shumë histori mes këtyre dy skuadrave, duke qenë se i vetmi precedent i tyre ka qenë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në sezonin 2008- 2009. Në Francë, dueli mes tyre përfundoi në barazim, me rrjeta të paprekura. Ndërsa dueli i kthimit në Spanjë u mbyll me fitoren e madrilenëv­e, 2- 1, falë golave të Agueros e Garsias.

disfata me Atletikon nuk djeg vetëm për faktin se i mungoi arritje në finalen e Ligës së Europës, por në të njëjtën kohë dhe ndoshta më e rëndësishm­ja është se do t'i japë lamtumirën Arsenalit duke e lënë skuadrën në të cilën qëndroi për 22 vite edhe jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Bardhekuqt­ë, duke qenë se renditen vetëm të gjashtit në Premier Ligë, e shihnin Ligën e Europës si "tunelin" më të shkurtër për të qenë pjesë e kompeticio­nit më të rëndësishë­m për klube sezonin e ardhshëm. Me pak fjalë, një dopiozhgën­jim për Arsen Vengerin.

MARSEJA - Rudi Garsia rikthen të madhe Marsejën, një skuadër që deri vjet rrezikonte të binte nga kategoria, ndërsa sivjet e gjen veten në finalen e Ligës së Europës. Gjithsesi, më shumë sesa vetë Marseja, edhe një herë tjetër protagonis­t negativ dhe shumë polemik, ishte arbitrimi, duke qenë se nëse Valon Berisha me shokë (kosovari ishte edhe një

herë tjetër fantastik) arritën që të rikuperojn­ë në kohën e rregullt humbjen e pësuar në "Velodrom", në kohën shtesë, pasi shpërdoroj­në të paktën katër raste të pastra për gol, që mund ta kualifikon­in, protestojn­ë me të madhe në minutën 115-të. Një goditje këndi e paqenë dhe e konfirmuar nga pamjet filmike të përsëritur­a televizive (VAR-i që u mungon turneve UEFA po bëhet si oksigjeni) nuk duhej të akordohej, sepse ishte Okampos i Marsejës ai që preku i fundit. Dhe si për ironi të fatit, ishinteris­ti Rolando, mbrojtësi i zbritur në fushë prej pak sekondash, devijon në rrjetë pa shumë pretendime, thuajse gati me fat krosimin e ardhur nga këndi. Dhe nëse për francezët festa mund të fillojë, pasi këtë finale do të kenë mundësi ta luajnë në tokën e tyre, për Salcburgun vërshëllim­a finale është starti i protestave të ashpra të lojtarëve dhe të trajnerit, një tjetër episod i inkriminua­r që do të kalojë me shumë zhurmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania