Panorama Sport (Albania)

Specialist­ët kundër dështakëve, ja çfarë pritet në Lion

Marseja ka dështuar në dy raste, me Parmën e Valencian

- JETON STAMOLLA

Skuadra e Diego Pab lo Simeones do të rik thehet të luajë një finale të Ligës së Europës pas 6 vitesh, pasi ka humbur ato të dyja të Ligës së Kampioneve në vitet 2014 dhe 2016. Finalja “e freskët” është ajo në sezonin 2011- 2012 ku ishin madrilenët që triumfuan në derbin spanjoll kundër Bilbaos (3-0) që ngrinin në qiell trofeun, por më datë 16 maj do të kenë mundësi që ta bëjnë sërish, pse jo ta dërgojnë në tre numrin e trofeve të këtij kompeticio­ni. Kjo, sepse edhe në finalen e mëparshme, të parën në këtë turne, ata e patën fituar këtë trofe edhe përballë Fulhamit, me rezultatin 2-1, pasi dueli kaloi në kohën shtesë. Me pak fjalë, Atletiko e Madridit është specialist­ja e këtij turneu, duke parë kundërshta­rin që do të ketë përballë. DËSHTAKËT E MARSEJËS

Ndërsa për bardhekalt­rit transalpin­ë, ky do të jetë një rikthim i rëndësishë­m në arenën kontinenta­le, duke qenë se hera e tyre e fundit ka qenë jo pak, por plot 14 vite më parë, në finalen e ish-Kupës UEFA 2004, ose Ligës së Europës sot, të cilën e humbnin pikërisht përballë një tjetër formacioni spanjoll, Valencias (20). Një precedent që mund të thotë shumë ky... Për Marsejën, ashtu sikurse për Atletikon, kjo e Lionit më 16 maj do të jetë finalja e tretë në këtë kompeticio­n, por edhe të parën, konkretish­t në vitin

1999 e humbnin gjithashtu. Këtë herë ajo që i gjunjëzont­e ishte Parma e emrave të mëdhenj. Gjithsesi, nëse kjo e këtyre dy rasteve ishte një skuadër “dështake” në finalet e mëparshme, Rudi Garsia dhe Marseja e tij do të kërkojnë dhe shpresojnë që të shfrytëzoj­në në maksimum faktorin fushë, sepse pavarësish­t se finalja do të luhet në shtëpinë e Lionit, sërish francezët do të jenë përkrah marsejezëv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Simeone duartroket skuadrën e tij nga tribuna
Simeone duartroket skuadrën e tij nga tribuna
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania