Panorama Sport (Albania)

Klop, humbësi i finaleve

"Reali mund të ketë më shumë përvojë se ne, por Liverpuli do jetë zjarr"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një shans i dytë, 5 vite pas finales së humbur në stolin e Borusias së Dortmundit kundër Bajernit të Mynihut. Jyrgen Klop rikthehet të luajë aktin e fundit të Ligës së Kampioneve, falë një sezoni europian të shkëlqyer. Në Kiev, më 26 maj, këtë herë do të gjejë Realin e Madridit, kampionen në fuqi të dy viteve të fundit, por gjermani i trembet vetëm vetvetes: "Nuk ka rëndësi kush është në krahun tjetër. Ne kemi shkuar në një finale të Kupës së Ligës dhe nuk e kemi fituar. Njerëzit kur më ndalojnë në rrugë, nuk më thonë: ' Faleminder­it që na çove në finale!' Ishim gjithashtu në finalen e Ligës së Europës dhe askush nuk më thotë faleminder­it. Nuk shoh trofe pas këtyre ndeshjeve. Në ' Melwood' nuk shoh medalje të varura. Është një fatkeqësi, por ky është futbolli. Të shkojmë në finale është diçka e bukur, por ta fitojmë do jetë edhe më e bukur. Do të jemi gati, por përballë është Reali. Nuk ka një skuadër me më shumë përvojë se Reali në këtë kompeticio­n. 80% e skuadrës së tyre ka luajtur në këto finale. Ata kanë mbërritur aty katër herë në pesë vitet e fundit dhe janë ende së bashku. Reali është një ekip me eksperienc­ë, ne nuk jemi. Por ne do të jemi zjarr". Në 25 maj 2013, në "Wembley", gjermani luajti dhe humbi finalen kundër Bajernit. Ishte Dortmundi i Levandovsk­it, Rojsit, Gyndoanit, Humelsit dhe Gëces, i cili mungoi në atë ndeshje prej dëmtimit. Ishte Dortmundi, që shkëlqente në fazën e organizimi­t, presingut, intensitet­it dhe teknikës. Ishte një skuadër shumë e bukur, por që u dorëzua përballë rivalëve 2- 1, të cilët fituan falë golave të Manxukiçit dhe Robenit në 89'. Pas më pak se tri javësh, Klop ka merituar shansin e dytë për të ngritur kupën

me veshët e mëdha. Do të ketë edhe një sfidë me veten për të konfirmuar se nuk është një humbës i madh. Ai ka shkuar 6 herë në finale në karrierën e tij me Dortmundin dhe Liverpulin, por vetëm njërën ka fituar ( Kupa e Gjermanisë

2012, Dortmund- Bajern 52); ( Champions 2013, DortmundBa­jern 1- 2); ( Kupa e Gjermanisë 2014, DortmundBa­jern 0- 2); ( Kupa e Gjermanisë, DortmundVo­lfsburg 1- 3); ( Kupa e Ligës 2016, Liverpul- Siti 11, humbur me penallti); ( Liga e Europës 2016, LiverpulSe­vija 1- 3). Liverpuli i këtij viti ka mbërritur deri këtu pasi ka eliminuar Porton, Sitin dhe Romën. Rezultate që kanë ardhur me një lojë elektrizue­se dhe një sulmi shkatërrim­tar siç tregojnë numrat: 23 gola në fazën e grupeve ( 7- 0 Mariborit dhe 7-0 Spartak Moskës), 5-0 Portos në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave dhe 3-0 Sitit në çerekfinal­e, përpara se të shkatërron­in 5-2 Romën në "Anfield". Në këtë Liverpul duket gjithë dora dhe koka e Jyrgen Klopit, i cili në moshën 51-vjeçare ndihet gati për të pushtuar Europën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania